Policia zbardh vrasjen dhe plagosjen e babë e bir në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 autorët (EMRAT)
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukagjinit, ku u vra Zef Guri dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri. Policia pas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe informacineve që disponon, ka identifikuar katër autorët e krimit.
Bëhet fjalë për shtetasit: Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç.
Ata dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.
Për të katërt këta shtetas rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Pas shpallje ssë tyre në kërkim, janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin e kapjen e tyre.
Comments
Post a Comment