Shkodra nuk gjen qetësi, një person plagoset me armë zjarri, më herët babë e bir u qëlluan në Dukagjin
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Malësi të Madhe pas një konflikti mes tre personash
I plagosuri mësohet se ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.Me herët mbrëmjen e sotme në Dukagjin u qëlluan me armë zjarri babë e bir Zef Guri dhe Gjin Guri ku për pasojë i ati humbi jetën nga plumbat e marrë ndërsa i plagosuri Gjin Guri ka marrë një plumb në pjesën e kokës dhe u dërgua ne gjendje të rendë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Comments
Post a Comment