Posts

Showing posts from April, 2023

Spahia me gratë dhe vajzat e rajonit nr.4: Projekti ynë për zhvillimin e Shkodrës është i qëndrueshëm

Image
Mbështetja e tyre ka qënë e vazhdueshme dhe kontributi që japin është tejet i rëndësishëm. Kënaqësi të ndash programin dhe vizionin tonë të drejtimit të Bashkisë Shkodër me gratë dhe vajzat e rajonit 4. Kush më mirë se ato i njohin problematikat dhe mund të ndihmojnë në ndërtimin e modeleve të mira që i japin zhvillim Shkodrës. Në këtë rajon kemi kryer një sërë investimesh dhe të tjera janë parashikuar për këtë 4 vjeçar.  ▫Rikualifikim i shesheve publike ▫Sistem i ri ndriçimi LED ▫Korsi të dedikuara biçikletash ▫Terrene të reja sportive dhe rikonstruksione të shkollave ▫Rikualifikim i blloqeve të pallateve me efiçensë energjie Projekti ynë për zhvillimin e Shkodrës është i qëndrueshëm dhe vjen i ndërtuar sipas kërkesave të komunitetit. Bashkë Fitojmë

Luizi surprizohet nga nëna e tij, përloten të dy

Image
Në këtë ditë të 126-të Luizi u surprizua nga nëna e tij. Në një skenë të improvizuar nga Vëllai i Madh, Luizi shkoi në Shkodër me biçikletë aty ku takoi nënën e tij. Nëna e Luizit i tha atij që në këtë javë të fundit që ka mbetur duhet të bëjë vetëm humor brenda në shtëpi me të gjithë banorët. Ajo tha se banorët duhet të kalojnë të gjithë shumë mirë.

“Kam punuar kamarier për të ndihmuar familjen”/ Më ndihmoi me vend pune në KESH Benet Beci

Image
Sonte u shfaq linja e jetës së Luizit. Ai u shpreh se ka lindur në Shkodër në vitin 1985. Luizi tha se ka nisur të flasë me vonesë, por që prej ditës kur nisi të flasë, nuk pushoi më së foluri. Luizi rrëfeu edhe për kushtet e këqinja ekonomike dhe se nëna dhe babai i tij bënin dy punë. Ai shtoi se ka punuar kamarier për të ndihmuar familjen e tij. Pas kësaj, ai tha se u bë pjesë e programit “Ethet”, ku doli fitues. Në linjën e jetës, Luizi foli edhe për historinë e tij të kaluar të dashurisë. Ai tha se la pas karrierën për dashurinë, por më pas i dhanë fund lidhjes 10 vjeçare, vetëm për një zënkë. Luizi foli edhe për licensën që iu hoq, pasi u tha se ishte e paligjshme dhe se për këtë arsye mbeti në mesin e katër rrugëve dhe mendoi t’i jepte fund jetës. Ai shtoi se kur mendoi të bënte vetëvrasje, e ndihmoi një person në Shkodër që punonte te KEESH. Bëhet fjalë për Benet Becin dhe se ai e ndihmoi me një vend pune. Banori foli edhe për momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se babai i ti

Një kupë për nder të Hysen Zmijanit/Ish-futbollistin e madh shkodran e respektojnë yjet e viteve 80-të

Image
Ashtu siç ishte planifikuar në programin e aktiviteteve që Drejtoria e Sporteve pranë bashkisë Shkodër, aktivitetet kushtuar përvjetorit të 60-të lindjes së Mjeshtrit të Madh të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” është zhvilluar Kupa me emrin e vetë Hysen Zmijani me pjesëmarrjen e tre ekipeve, Vllaznia, Tirana dhe Flamurtari. Përpara fillimit të ndeshjeve, ka qënë presidenti i klubit të futbollit femra, Juban Danja, Ferdinand Jaku si dhe përfaqësues nga ekipi i veteranëve të futbollit Flamurtari, që kanë respektuar Hysen Zmijanin me tufat me lule dhe dhuratat simbolike. Më pas, radhën e kanë pasur emocionet e ndeshjes. Në ndeshjen e parë, Vllaznia mund Flamurtarin 1-0 me golin e shënuar nga Gilman Lika. Në të dytën, Tirana-Flamurtari, barazim 2-2 autorë të golave për bardheblutë nga Agustin Kola dhe Migen Memelli, por që fitues me penallti dolën tiranasit. Ndërkohë, ndeshja e tretë dhe e fundit ishte, Vllaznia-Tirana e mbyllur në bara

Shkreli do vijojmë investimet në qytet/Vau Dejës, banorët në mbështetje të kandidatit të PS-së

Image
Banorët në lagjen “Pallate” dhe “Kapedani” ne Vau Dejes sot furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm dhe gëzojnë nje kënd të ri sportiv! Objektiv tha kandidati i partisë socialiste Kristian Shkreli mbetet që kënde të tilla ti kemi në çdo zonë!  Në 4 vitet e ardhshme krahas infrastruktures, pallatet do të kenë një ndryshim total. Banorët e këtyre lagjeve u shprehën besim plotë se vota për Kristian Shkrelin është votë për më shumë punë në komunitet. Më pas Kandidati Shkreli vijoi takimet ne lagjen “Kinoklub” teksa u mirëprit nga banorët! Krahas investimeve të bëra, banorët e kesaj lagje kërkuan që në këtë mandat të rikonstruktohën rrugët si dhe të vihët në funksion Qëndra kulturore. Shkreli tha se rruga Lisen do rikonstruktohët që në vitin e parë të mandatit ndërsa aktivitetet rinore, kinemaja dhe qëndra kulturore do marrin vëmendjen e Bashkisë Banoret e këtyre lagjeve i premtuan Shkrelit se do te votojnë atë dhe partinë socialiste me 14 maj!

Teatri "Migjeni", premierë me të rinjtë e talentuar/Shfaqja "Demokraci" do të përfaqësojë Shkodrën edhe në Greqi

Image
Tempulli i kulturës në Shkodër, teatri "Migjeni", mirëpriti në hollin e tij disa prej të rinjve të talentuar, produkt i Festivalit Teatror për të Rinj që u zhvillua pak kohë më parë mes gjimnazeve të Shkodrës me shfaqjen premierë "Demokraci", Epitafi i Perikleut, një përshtatje e ligjëratave të Perikleut me realitetin në prag të zgjedhjeve në vend.Drejtuesja e teatrit "Migjeni" Rita Gjeka flet për ndikimin që vazhdon të ketë Festivali Teatror për të Rinj si dhe siguron mbështetjen për ta në të ardhmen.Regjisori i shfaqjes Enke Fezollari përqendrohet tek mesazhi i shfaqjes që ka të bëjë me zërin e të rinjve që duhet dëgjuar gjithnjë.Në rolin e Drejtorit Artistik të këtij projekti rinor artistik, aktori Joz Shiroka thotë se iniciativa të tilla të punës me të rinjtë duhet të jenë të vazhdueshme.Me këtë shfaqje, të rinjtë e talentuar do të marrin pjesë në Festivalin Rinor Ndërkombëtar të Antikitetit që do të mbahet me 6 maj në qytetin e Korinthit në Greqi.

Hila nga Vau Dejësi:Qyteti meriton vëmendje/Në fokus, rikonstruksioni me termoizolim i pallateve në qendër të qytetit

Image
Qyteti i Vau Dejesit meriton vemendjen e duhur ashtu sic i takon nje qendre urbane, nje qyteti, nje pasurie te perbashket- ky ka qene mesazhi qe kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Zef Hila, banoreve te lagjes se pallateve ne qender te qytetit. Gjate ketij takimi ai evidentoi edhe prioritetet per mandatin 4 vjecar duke vecuar nderhyrjen emergjente per ndertimin e nje kopeshti publik per banoret e qytetit…. Rikonstruksioni me termoizolim i pallateve ne qender te qytetit, rikonstruksioni i rruges se varrezave dhe ndertimi i nje kopështi shteterore ne qender te qytetit eshte prioritet i planit emergjent ne Bashkine Vau Dejes, pas zgjedhjeve te 14 Majit.

Spahia ma banorë të grupseksionit 1/3. Premton projekte për zhvillimin e Shkodrës

Image
Në çdo lagje e njësi administrative të Bashkisë Shkodër pritja që na rezervojnë banorët është mesazhi më i bukur i fitores në 14 Maj. Me banorët e grupseksionit 1/3 ku vemendja e treguar ka qënë maksimale dhe do të vazhdojë të jetë e tillë me programin 4-vjeçar që kemi hartuar.  ▫Rikualifikim i fasadave të Bulevardit Zogu I ▫Rikontruksione shkollash dhe terrene të reja sportive ▫Rikualifikime të blloqeve të pallateve me efiçense energjie  ▫Ndërtimi i korsive të biçikletave ▫Parkingje publike dhe mobiliteti urban i zonës  Këto janë vetëm një pjesë e projekteve tona për zhvillimin e Shkodrës. Bashkë Fitojmë

PJESË E GRUPIT QË EKZEKUTOI ARDIAN NIKULAJN, VENDOSET NË PRANGA SHTETASJA BRITANIKE

Image
Shtetasja britanike Harriet Bridgeman, e cila ishte pjesë e grupit kriminal që u pajtua nga Edmond Haxhia për ekzekutimin e Ardian Nikulajt në Shëngjin është arrestuar nga autoritetet britanike. Sipas njoftimit të policisë Bridgeman është arrestuar pas shkëmbimit të informacionit dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon punën, në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B. Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edh

Vrasja e Ardian Nikulajt, ministri Cuci pergezon Policine e Shteti dhe partneret britanike per arrestimin e tre persona te perfshire ne ngjarjen e rende

Image
Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Britani 3 persona, mes tyre porositësi Edmond Haxhia

Image
10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisës, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv me gazetarin Sokol Dema, ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven. Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezë.

Spahia takon banorët e Nënshkodrës: Bujqësia dhe blegtoria do të kenë një zë të veçantë për 4 vitet në vazhdim

Image
Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim. Gjatë takimit të organizuar me fermerët e zonës së nënShkodrës diskutuam problematikat me të cilat hasen dhe zgjidhjet që propozon programi ynë.  ▫Investime në rrjetin kullues e vaditës ▫Ndërtim i pikave të grumbullimit ▫Krijimi i tregjeve të reja ▫Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i produkteve lokale ▫Mbështetja e fermave për të rritur të ardhurat e tyre ▫Konsolidimi i aftësive përpunuese të produkteve ▫Asistenca në sigurimin e kontratave të reja për tregtimin e produktit do të jenë disa nga orientimet bazë ku do të punojmë për të krijuar mundësitë e zhvillimit të fermave të territorit tonë.  Bashkë me prof.Ass.Dr Gjok Vuksanin, drejtues i departamentit të Bujqësisë, Mjedisit dhe Pyjeve në PD ndamë me fermerët vizionin që ne kemi për zhvillimin e këtij sektori. Një pikë e fortë e punës në terren do të jetë ajo për shmangien e përmbytjeve, ku rol kryesor luajnë   investim

Kamioni përplas këmbësoren në Lezhë, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë

Image
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhe-Balldre, ku një kamion ka përplasur një këmbësore dhe i ka shkaktuar plagë të rënda në trup. E dëmtuara është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal te Lezhës, ajo është ne gjendje te rende për shkak të plagëve që ka marrë.Ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur detajet dhe shkaqet e aksidentit.

AKEP “kyç gojën” për ONE Albania, kompania celulare probleme edhe me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë

Image
Kompania celulare ONE Albania vazhdon të lërë qytetarët pa shërbim, edhe përse kanë kaluar ditë qëkur njoftoi përfundimin “me sukses” të procesit të unifikimit me Albtelekom. Pavarësisht reklamave për shërbim cilësor, duket se abonentët e ONE Albania nuk po gjejnë rehat. Newsbomb.al i ka kushtuar disa artikuj shqetësimit të qytetarëve dhe abonentëve të kësaj kompanie celulare, të cilët prej muajsh nuk po gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre. Së fundmi, ONE Albania ka probleme edhe me sinjalin. Abonentët duhet të tentojnë disa herë për të kryer telefonatën në rrjetin mobile, sepse sinjali është i dobët dhe pamundëson dëgjimin nga personi tjetër që merr thirrjen. Kjo provohet lehtësisht dhe nga ankesat në faqen zyrtare në Facebook të kompanisë.Por, mes gjithë kësaj rrëmuje të bërë nga një prej kompanive më të mëdha celulare në vend, e cila ka akses në numrat dhe të dhënat e më shumë se 1 milion shqiptarëve, është përfshirë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Insti

Ndalimi i muzikës pas mesnate, bizneset ankohen për vendimin: Largon turistët

Image
Nuk ka muzikë në mesnatë, bizneset e kundërshtojnë.Qeveria shqiptare lajmëroi se pas orës 12 të natës gjatë sezonit turistik muzika live do të ndalohet. Kjo nuk është mirëpritur nga bizneset të cilat në shumicën e kohës operojnë pas mesnate, për shkak të fluksit të turistëve. I të njëjtit mendim është edhe Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri. “Ky ligj nuk është konsultuar me biznesin në radhë të parë, me grupet e interesit që do e zbatojnë këtë ligj dhe thashë dëmi që do sjellë. Dëmi është i konsiderueshëm sepse ka biznese qe e realizojnë këtë kusht sepse muzikën nuk e shpërndajnë por është brenda për brenda ambientit. Kjo duhet lejuar dhe rregulli i vendeve fqinje dhe BE ka shumë biznese që kanë muzikë por e përdorin e nuk shqetëson dikë e nuk e ndot ambientin”- nënvizon Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit  të vogël e të mesëm në Shqipëri.

Berisha fton Ramën në debat: Mbi shpatullat e tua rëndojnë afera të tmerrshme

Image
Kreu i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha, ka shprehur bindjen për fitoren e kandidatëve të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit. Sipas Berishës, fushatat elektorale e opozitës ka elektrizuar gjithë vendin, dhe se alternativat e saj kanë pushtuar çdo vatër familjare shqiptare. Për Berishën, projektet dhe programet e qeveritarëve vendorë të ardhshëm janë garanci e madhe për ndryshimin e gjendjes dramatike të bashkive,  gjë që sipas tij, garantohet vetëm pas fitores së “Bashkë Fitojmë”. Berisha ka ftuar publikisht Kreun e qeverisë, Edi Rama në një debat, ndërsa ka ftuar mediat që t’i mundësojnë një studio me dy karrige për të vendosur përballë kandidatët. “Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimit të kandidatëve nga Edi Rama si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë. Rama nuk i nxjerr kandidatët sepse mbi ta rëndojnë fatura dhjetëra milionë euro vjedhjesh nga më të ndryshme. U bëj thirrje medieve të vendosin në studio dy karr

Policia e Shkodrës vë në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje dhe 2 të tjerë procedohen për krime kundër mjedisit

Image
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe ndaluan shtetasin G. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16.04.2023, ka vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, në një market.  Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Hotit", Shkodër, duke transportuar me kamion, 5 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.  Gjithashtu, këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 48 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Paditi Berishën se ka tentuar të shfarosë familjen Haklaj, motra e madhe Aishe Haklaj thirret në SPAK për të dëshmuar

Image
Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Report Tv mëson se ajo po pyetet lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. E vetme, e pa shoqëruar nga një avokat, Aishe Haklaj ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 08:30 e ndërsa dëshmia vijon prej 2 orësh. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.Ajo po merret në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Babai, Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato anë. E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik. Kallëzimi penal Në kallëzimin për SPAK, avok

U kapën në një ‘shtëpi bari’ në Britani, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Image
Dy të rinj janë arrestuar nga policia britanike pasi u kapën në një fermë kanabisi. Në pranga kanë rënë 26-vjeçari Astrit Baja dhe 28-vjeçari Desar Xhakolli. Në banesë u gjet lëndë narkotike me vlerë mbi 100,000 £. Mediat e huaja shkruajnë se dy shqiptarët u futën ilegalisht në Britani nëpërmjet kamionëve. Më pas janë përfshirë në trafikun e narkotikëve. Të dy të rinjtë pranuan se kujdeseshin për lëndën narkotike, pasi e panë si të vetmen mundësi për të siguruar jetesën.

Bashkia e Malësise së Madhe shpallë "Dëshmor të Atdheut" 277 të rënët në Kryengritjen e kësaj treve

Image
Sot trevës sonë iu bë një nder i madh, sepse gjaku i 277 të rënëve në kryengritjen e Malësisë së Madhe 1911 nuk u harrua, nuk u tret, nuk u tjetërsua, por me shpalljen "Dëshmorë të Atdheut" të këtyre djemve dhe burrave Malësorë , e gjithë Shqipëria nderon dhe lartëson sakrificën e bijve tanë.  Ceremonia e shpalljes "Dëshmor të Atdheut" i 277 të rënëve, i dha Malësisë atë që me të drejtë i takon, sepse kjo trevë gjithmonë ka luftuar, ka kontribuar dhe përmes bijve dhe bijave të saj, ka nderuar gjithmonë flamurin dhe kombin shqiptar.🇦🇱 Falenderojmë familjarët dhe pasardhësit e dëshmorëve, të cilët kanë bashkëpunuar me stafin e bashkisë për identifikimin, dokumentimin dhe plotësimin e dokumentacionit për shpalljen "Dëshmor i Atdheut" paraardhësve të tyre. Gjithashtu një falenderim i veçantë për z.Shaqir Vukaj që ka qenë një nismëtar dhe qendrestar i kësaj kauze, që i shërben Malësisë së Madhe dhe gjithë Shqipërisë.  Lavdi përjetë dëshmorëve të atdheut!  Lav

HASMËRIA MES FISEVE NIKULAJ-LESTAKAJ, PAJTUESI I GJAQEVE: ARDIANI KËRKOI PAJTIM, POR …

Image
Ardian Nikulaj ka kërkuar pajtim me pjesëtarë të familjes Lekstakaj, por këto të fundit e kanë refuzuar. Lajmi është bërë me dije nga Pajtuesi i gjaqeve nga Lezha, Pjetër Gjoka. Ai ka zbuluar se biznesmeni Nikulaj e ka takuar atë ku i ka kërkuar pajtim, por pala tjetër ka refuzuar. “Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në 1997-ën e më pas. Bilanci mbetet një problem i pasqaruar nga ana jonë. Fisi Lestakaj ka lënë vilat këtu në Shqipëri bosh dhe janë larguar të gjithë aty në Angli, ku jetojnë e punojnë. Si duket kjo ka ndikuar për të organizuar gjakmarrjen e tyre. Pas viteve 2000 jam njoh me Ardian Nikulajn, i cili ka qenë i njohur si politikan lokal dhe i suksesshëm në fushën e biznesit dhe që ndihmonte komunitetin. Nuk ka se si të bëhet pajtim pasi munguar pala e dëmtuar, pala e Lestakajve. Pa qenë dy palët nuk mund të bëhet asnjë tentativë. Nikulajt e pranonin pajtimin, unë e kam diskutuar me të ndjerin. Por kur mungon njëra palë nuk mund të bëhet p

Shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, e motra: E të vdekur ua keni frikën se mos çohen

Image
Varri i Fatmir Haklajt është shkatërruar sërish. Persona të paidentifikuar kanë thyer pllakat e varrit të tij. Ky lajm është bërë me dije nga vetë motra e Fatmir Haklajt, Zylfie Haklaj, e cila në llogarinë “Haklajt e Tropojës” ka postuar foto të varrit të shkatërruar. “Ju po ngelshi tane kohen ne Koder te  varrezave tona se edhe  te vdekur jau keni frigen a mos po cohen. Na  e kena dite  qedo ti prishni dhe me qellim i kena punue me dite te sakte kushe merret me keto pune. Hajrin ja pafshi punes”, shkruan ajo.

Vau Dejës kandidatja e PD-së, takim me banorët/Drini merr mbështetjen e tyre për votën e 14 majit

Image
Kandidatja e partisë Demokratike Klomentina Drini vijoi turin e takimeve me qytetarët derë më derë ku ndalesa e rradhës ishin lagjja  “Kinoklub”, lagjja “Pallateve dhe lagjja “Kapedani” në Vau Dejës . Infrastruktura , ekonomia dhe mungesa e investimeve ishin problemet kyesore të banorëve të cilët nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga institucioni bashkisë ndër vite. Bashkëbisedim me qytetarët. Klomentina Drini premtoi që pas 14 majit bashkia do të jetë e hapur për të gjithë banorët dhe ata do të jenë pjesë e vendimarrjes . Bashkëbisedim me banorët . Prioritet do të jetë një ndërhyrja në infrastrukturë dhe ndryshimi i imazhit të bashkisë e cila nuk do të jetë më derë e mbyllur për qytetarët..Banorët premtuan mbështetje për Kandidaten e partisë Demokratike Klomentina Drini për ndryshimin e dëshiruar për Vau Dejësin .

Hysa dhe Kajoshi në Botërorin e Uzbekistanit në boks/Trajneri i kombëtares, Zef Gjoni, optimist për rezultat pozitiv

Image
Dy boksierët kampionë të Vllaznisë, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi janë të përzgjedhurit e formacionit të Kombëtares së Shqipërisë për të konkuruar në Kampionatin Botëror që nisë këtë fundjavë në Uzbekistan. Për përgatitjet dhe pretendimet e kuqezinjëve të boksit shqiptar ka folur për mediat trajneri i kombëtares, Zef Gjoni.Më herët, kryetrajneri i kombëtares, Zef Gjoni, i ka bërë një thirrje të gjithë boksierëve shqiptarë që aktivizohen në Europë dhe më gjërë, për të përfaqësuar Shqipërinë me uniformën kuqezi.Krahas dy boksierëve shkodranë, Kajoshi dhe Hysa, në botërorin e Uzbeskistanit, konkurojnë edhe katër boksierë të tjerë, dy nga Tirana dhe dy të tjerë nga Vlora, që në mungesë të trajnerit Gjoni për angazhimet e tija personale të këtyre ditëve në Shkodër do të drejtohen nga dyshja, Gëzim Zeneli, Lazarin Vila.

Kalaja e Lezhës po pajiset sërish me sistem ndriçimi pasi u vodh para 4 vitesh

Image
Kalaja e Lezhës do të ndriçohet nga dritat në çdo cep. Me zbatimin e projektit elektrik, ndriçimi i saj parashikon rizhvillimin energjitik dhe artistik me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë, duke ju shtuar rrjetit të ndriçuar të kalave në të gjithë vendin. Ndriçimi përfshin, hyrjen e kalasë, ndriçimin e mureve të jashtme dhe i objekteve te brendshme me vlere. E veçanta e këtij investimi është se për herë të parë në një objekt të tillë siç është Kalaja e Lezhës do të bëjë që kalaja jo vetëm do të ketë një pamje madhështore, por ajo do të  mund të vizitohet edhe gjatë natës nga vizitorë të ndryshëm.

Bardh Spahia takim me gratë dhe vajzat e rajonit nr.5: Nga 15 Maji e në vazhdim nisim punën për të vënë në jetë projektet tona për Shkodrën.

Image
Në programin tonë kanë një zë të veçantë, pasi roli i tyre në familje dhe shoqëri është kyç dhe kontributi që japin padiskutim mbetet i pazëvëndësueshëm. Falënderim dhe mirënjohje për gratë dhe vajzat e rajonit nr.5, për pritjen entuziaste, mesazhet që ndanë në këtë takim dhe për mbështetjen e dhënë. Bashkë Fitojmë dhe nga 15 Maji e në vazhdim nisim punën për të vënë në jetë projektet tona për Shkodrën.  

Policia e Shkodrës arreston 2 persona për vepra të ndryshme penale

Image
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan në flangracë shtetasin F. P., 45 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kushë, Malësi e Madhe, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Hani Hotit - Shkodër”, duke transportuar 12 krerë bagëti të imta që dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë, nga Mali i Zi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artan Hoxha ‘zbërthen’ vrasjen mafioze të biznesmenit në Shëngjin: Skuadra e vrasësve profesionistë erdhi nga MB, killeri ishte…

Image
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një video ku zbërthen edhe rolin e atyre që i cilëson si skuadër vrasësish profesionistë, që kishin ardhur enkas nga Mbretëria e Bashkuar për të ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj. Në një reagim në ‘Facebook’ Hoxha sqaron pamjet filmike që thuhet se janë para dhe gjatë atentatit ndaj biznesmenit, që është kryer nga killeri afro-europian me pasaportë portugeze. REAGIMI I HOXHËS Si u ekzekutua Ardian Nikulaj me 19 prill 2023 nga nje skuader vrasesish profesioniste te ardhur nga Mbreteria e Bashkuar. Në video jane momentet para dhe gjate atentatit nga killeri afro-europian me pasaporte portugeze, si dhe vizita e pare e bashkepunetorit anglez në hotelin e Nikulajt me 11 prill 2023….

FOTO e porositësit dhe financuesit të vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia

Image
Personi që shihni në foto është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia.Shkodra Blog ka siguruar foton e tij. Ai ishte kthyer para pak muajsh nga Anglia dhe kishte përgatitur të gjithë planin. Ai është kushëri i Lekstakajve, djalë i dajës së Elton Lekstakaj, fisi në konflikt me Nikulajt që prej 1996.

Viki Tafrruku dhe Uerda Jahja medalje ari/Notaret e Vllaznisë spikasin në Kampionatin Kombëtar për të Rinj&Rritur

Image
Kampionati Kombëtar i Notit për kategorinë të Rinj & Rritur i zhvilluar në Tiranë ishte aktiviteti i fundit që Federata Shqiptare e Notit organizoi për stinën e dimrit. Krahas ekipeve më të mira të Shqipërisë në këtë aktivitet mori pjesë edhe ekipi i Vllaznisë, i cili i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka ishte ndër më të mirët e aktivitetit. Vllaznia në këto gara u përfaqësua nga këto sportistë: Elia Lika, Viki Tafrruku, Uerda Jahaj, Amel Delanin, Drini Ujkashej,Andia Pemaj, Skerdi Kroni, Alkeo Isufi, Klea Dedi, Adriel Marku, Marin Pjetraj. Ndër to, rezultatet më të mira i kanë arritur dy notaret e talentuara, Viki Tafrruku dhe Uerda Jahaj, të cilat në konkurimin e garave të tyre u shpallën kampionë kombëtarë. Konkretisht, notarja Viki Tafrruku zuri vendin e parë duke u shpallur kampione në garën 50 meter stil shpinë për kategorinë OPEN. Ndërkohë, Tafrruku ishte e dyta në garën e 400 meter stil i lirë për të reja dhe vend të tretë në kategorinë OPEN. Viki Tafrruku konkuroi edhe në

Dëmtohen të mbjellat nga breshëri, banorët e fshatit Berdicë kërkojnë ndihmë

Image
Ne oret e para te mengjesit te se merkures nje stuhi bresheri ka perfshire disa fshatra te njesise administrative Berdice ne Shkoder! Demet jane te konsiderueshme ne te mbjella, pemtari dhe vreshta Fermeret kekrojne mbeshtetje nga isntitucionet, pasi kjo eshte nje fatkeqesi natyrore! Demet me te medha jane kryesisht ne te mbjellat e stines! Duke qene se uji ka vershuar menjehre, ka sjelle bllokim te kanaleve dhe  ne disa shtepi ka patur presence uji Brenda. Banoret thone se nata e shkuar u shoqerua me frike, jo vetem per te mbjellat, bagetite por edhe per vete jeten e  tyre. Kete vit kjo eshte hera e dyte qe kushtet atmosferike te perkeqesuara Brenda nates kane sjelle deme ne te mbjella dhe presence uji ne disa hektare toke

Benet Beci me "Intelektualët e Rinj Shpresë"/Beci i garantoi mbështetje të rinjve në rast të fitores së zgjedhjeve

Image
Intelektualët e rinj, Shpresë në bashkëpunim me rrjetin Përballja e Ofertave Politike kanë  organizuar në kuadër të Kontratës Sociale përpara Zgjedhjeve Vendore të 14 Majit, forumin publik me kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës Benet Beci.Në këtë forum u diskutuan prioritetet kryesore të Kontratës Sociale të qytetarëve të Shkodrës si dhe u prezantua programi i kandidatit për kryetar bashkie për përmbushjen e tyre.Kandidati Beci ka firmosur Kontraten Sociale me Saimir Beqiraga nga Intelektualet e rinj, Shprese duke marre zotimin keshtu qe në rast të fitores së zgjedhjeve lokale do ti bëjë prioritetet e qytetareve të Shkodrës pjese te planeve të punës së bashkisë për katër vitet e ardhshme.

Policia e Lezhës në gjurmët e grupit kriminal që ekzekutoi Ardian Nikulaj: 5 të shpallur në kërkim, ka dhe shtetas të huaj! Motorin e bleu një vajzë

Image
Pesë shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si autorë dhe bashkëpunëtorë të dyshuar në vrasjen e politikanit dhe biznesmenit Ardian Nikulaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 19 prill në zonën e Shëngjinit, në resortin “Coral” në pronësi të 50 vjeçarit. Një person i veshur me jelek të ngjashëm si ata të Policisë dhe me skafandër motori në kokë, u fut në lokal dhe qëlloi për vdekje me gjashtë plumba Ardian Nikulaj. Një javë nga ngjarja, grupi hetimor ka rënë në gjurmët e autorëve dhe ka shpallur në kërkim të paktën 5 prej tyre. Indikacionet më të forta hetuesit i kanë marrë pas rrobave të gjetura në një shtëpi në zonën e Gjadrit në Lezhë, të cilat dyshohet se i përkasin vrasësit. Nga gjurmët dhe analizimi i tyre, është arritur të shkohet te pesë autorët e dyshuar të ngjarjes. Këta shtetas janë shpallur në kërkim kombëtar. Ndërkohë, paraprakisht bëhet me dije se pjesëtarë të këtij grupi kriminal që ekzekutori biznesmenin lezhjan, janë dhe të paktën dy shtetas të huaj. Identit

"Qeveria shqiptare duhet t’i hapë rrugë projektit të rrugës së Dukagjinit"/ Spahia me banorët e Shalës

Image
Problemet me të cilat përballen banorët e Njësisë Administrative të Shalës janë të shumta, ku kryefjalë është rruga që i lidh me Shkodrën. Kjo ka ndikuar në çdo ndërhyrje tjetër në zonë për të investuar dhe zhvilluar këtë perlë të Alpeve tona. Programi ynë parashikon ta kthejë Dukagjinin me të gjitha njësitë në një destinacion turistik, ku investimet dhe shërbimet të jenë kryefjalë e 4 viteve në vazhdim. Qeveria shqiptare duhet t’i hapë rrugë projektit të rrugës së Dukagjinit që prej 2013-es e bllokon në mënyrë abuzive. 

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për kalim të paligjshëm të kufirit, kapet në një lokal në Shkodër dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

Image
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit per Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në ambientet e një lokali në lagjen “Skënderbeg” dhe pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".  46-vjeçari u kap më datë 15.04.2023, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor “Sorone-Xarrë”, teksa transportonte kundrejt fitimit, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Bardh Spahia takim me banorët dhe bizneset e rajonit nr.3

Image
Nga takimet me banorët dhe bizneset e rajonit nr.3, pata kënaqësinë të ndaja një pjesë të programit tonë për 4-vjeçarin në vazhdim. Më shumë investime në infrastrukturë dhe përmirësim të shërbimeve. Biznesi do të ketë mbështetjen maksimale duke ndjekur politikën e taksave të ulëta. Bashkë Fitojmë dhe i japim Shkodrës zhvillim e progres

Vrasja e Nikulajt, autori nga zona e Shkodrës! Bashkëpunëtorët në krim mund të kenë patur akses në kamerat e sigurisë të kompleksit ‘Coral’

Image
Autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj 1 javë më parë në Shëngjin është nga zona e Shkodrës dhe ka dyshime të forta se ka patur akses në kamerat e sigurisë të kompleksit "Coral" në pronësi të viktimes ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë. Në këtë konkluzion ka dalë grupi hetimor pas shumë veprimeve hetimore të kryera dhe analizimit të dhjetra oreve pamje filmike të kamerave të sigurisë në zona të ndryshme.Hetuesit kanë dyshime se për realizimin e këtij atentati kanë bashkëpunuar disa përsona të cilët i kanë ndjekur lëvizjet e objektivit të tyre brenda kompleksit "CORAL", përmes kamerave të sigurisë.Për të vërtetuar diçka të tillë po ekzaminohet serveri si dhe qelizat telefonik të përsonave për të të cilet ka dyshime të kenë lidhje me ngjarjen. Nga veprimet e kryera dhe marrja e dëshmive të përsonave të cilët kanë qenë brenda lokalit në momentin e ngjarjes është arritur të ndërtohet një profil i autorit, i cilit shfaqet duke lëvizur me motorr dhe i kamofluar. Ai

Kristian Shkreli takim me bizneset/Merr mbështetjen edhe të sipërmarrësve të djathtë

Image
Sipërmarrësit e vegjël ishin në fokus të takimeve që zhvilloi Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli. Gazmir Shega dhe Gazmend Zhejani, janë dy sipërmarrës të cilët aktivitetin e tyre e ushtrojnë në Malin e zi. Ata thonë se vazhdimisht kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, por këtë herë do të jenë përkrah Kristian Shkrelit….Bizneset ne zonën e Vau Dejësit vijojnë të jenë ndikues jo vetëm në ekonomi por edhe punësim të popullatës. Mbështetja do të jetë për Kristian Shkrelin thanë ata, në mënyrë që të vijojnë punët e nisura e mbi të gjitha që koha e presioneve dhe gjobëvënieve të mos kthehet më. Në fjalën e tij Shkreli u premtoi bizneseve se menjëherë pas marrjes së mandatit do të rishikojë taksat vendore, do të përmirësojë infrastrukturën si dhe të jetë krah tyre në çdo iniciativë….Krahas sugjerimeve dhe mbështetjës në zgjedhjet e 14 majit, takimi u mbyll me premtimin se tryeza të tilla do të kthehën në traditë çdo vit, në mënyrë që bashkëqeve

Zef Hila takime me banorët në Shelqet/Banorët kanë ngritur shqetësimet në lidhje me problematikat aktuale

Image
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila është takuar me banorë të fshatit Shelqet në Bashkinë Vau Dejës. Gjatë takimit me ta, banorët kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me problematikat aktuale duke nisur që nga sistemimi i tregut, rikualifikimi i qëndrës së fshatit dhe ndërhyrja në qëndrën shendetësore.  Gjatë këtij takimi kandidati Zef Hila, I garantoi banorët se ndërhyrja në tregun e shelqetit do të jetë emergjente, sapo ai të marrë mandatin e kryebashkiakut ndërkohë që u premtoi rikualifikimin e plotë të qëndrës së fshatit Shelqet Gjatë fjalës së tij kandiati Hila, vuri theksin tek rëndësia e votës me 14 Maj, për tia kthyer bashkinë Vau Dejës qytetarëve  time, vura theksin tek rëndësia e votës me 14 Maj, për ndryshimin e drejtimit të Bashkisë Vau Dejës, për t’ia kthyer bashkinë qytetarëve të saj.

Turizmi vijon rritjen, në Shqipëri hynë mbi 1 milion të huaj në 3-mujorin e parë të vitit

Image
Shqipëria është vizituar nga mbi 1 milionë të huaj në 3-mujorin e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi Lëvizjen e Shtetasve.  “Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 384.028. Ky numër është rritur me 39,2%, krahasuar me Mars 2022. Gjatë tremujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.070.564. Ky numër është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, bëhjet e ditur në publikim. Në tremujorin e parë vihet re një interes më i lartë i vizitorëve nga Azia me dyfishim në raport me një vit më parë. Ndërkohë që rritje të dukshme kanë vizitorët nga Europa Jugore por edhe Qendrore. Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, ndërsa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual. Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake m

"Vallja e Fitores", arbëreshët rikthehen në Shkodër/Një natë e gjatë me këngë tradicionale dhe atmosferë festive

Image
Arbëreshët u rikthyen sërish në tokën e të parëve të tyre për të nderuar betejat e fituara të Gjergj Kastriotit në atë që njihet si "Vallja e fitores". Shiu në Shkodër ndryshoi agjendën por jo atmosferën e festës.Ishte menduar që çdo gjë të niste me dorëzimin e çelësit të portës së kështjellës Rozafa por anullimi i saj përafroi festimet me këngë e valle tradicionale arbëreshe.Kanë kaluar qindra vite në Itali por arbëreshët vazhdojnë të ruajnë po njësoj traditat e parardhësve të tyre."Ne prej 555 vitesh nuk i kemi harruar asnjëherë nga i kemi rrënjët prandaj ruajmë gjuhën, zakonet e traditat e të parëve tanë dhe duam të jemi të pranishëm e të vizitojmë qytetet shqiptare sepse kjo për ne përfaqëson një lidhje të fortë zemre dhe gjaku që nuk ka për t'u zbehur asnjëherë."Ditën e sotme grupi i arbëreshëve vendosi në mënyrë simbolike pllakatën që përkujton Betejën e Drinit, një fitore e luftëtarëve të Skënderbeut ndaj ushtrisë veneciane. Ky është edicioni i V i "

Benet Beci takime me banorët e Velipojës/Beci: Projektet për zhvillimin e Velipojës janë gati

Image
 “Velipoja është shumë më tepër sesa plazhi, deti dhe rëra” keshtu eshte shprehur kandidati I partise  socialiste per bashkine e Shkodres Benet Beci ne takimet  qe  ka patur me banoret e disa fshtarave te  njesise administrative te Velipojes. Gjate ketyre takimeve  banoret  kane ngritur problematikat  me te  cilat perballen dhe qe kane te bejne me infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji  elektrike, pastrimin etjer.. Ne pergjigje te shqetesimeve te banoreve  kandidati Beci u shpreh se Velipoja  me resurset turistike qe disponon I ka  mundësitë të jetë qyteti i dytë në Bashkinë e Shkodrës, një qendër e turizmit, një hapësirë që ofron ekonomi. beci tah se projetet  jaen gati madje per disa prej tyre ka nisur puna.Kandidati beci I premtoi banoreve  se shpejt Velipoja nuk do të jetë veç zgjedhja sentimentale e shkodranëve, apo plazhi i lire për turistët, por një qendër për turizmin, shërbimet, hapësirat publike dhe rekreative.