Ndalimi i muzikës pas mesnate, bizneset ankohen për vendimin: Largon turistët

Nuk ka muzikë në mesnatë, bizneset e kundërshtojnë.Qeveria shqiptare lajmëroi se pas orës 12 të natës gjatë sezonit turistik muzika live do të ndalohet.

Kjo nuk është mirëpritur nga bizneset të cilat në shumicën e kohës operojnë pas mesnate, për shkak të fluksit të turistëve.

I të njëjtit mendim është edhe Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.

“Ky ligj nuk është konsultuar me biznesin në radhë të parë, me grupet e interesit që do e zbatojnë këtë ligj dhe thashë dëmi që do sjellë. Dëmi është i konsiderueshëm sepse ka biznese qe e realizojnë këtë kusht sepse muzikën nuk e shpërndajnë por është brenda për brenda ambientit. Kjo duhet lejuar dhe rregulli i vendeve fqinje dhe BE ka shumë biznese që kanë muzikë por e përdorin e nuk shqetëson dikë e nuk e ndot ambientin”- nënvizon Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit  të vogël e të mesëm në Shqipëri.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983