Berisha fton Ramën në debat: Mbi shpatullat e tua rëndojnë afera të tmerrshme


Kreu i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha, ka shprehur bindjen për fitoren e kandidatëve të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit.

Sipas Berishës, fushatat elektorale e opozitës ka elektrizuar gjithë vendin, dhe se alternativat e saj kanë pushtuar çdo vatër familjare shqiptare.

Për Berishën, projektet dhe programet e qeveritarëve vendorë të ardhshëm janë garanci e madhe për ndryshimin e gjendjes dramatike të bashkive,  gjë që sipas tij, garantohet vetëm pas fitores së “Bashkë Fitojmë”.

Berisha ka ftuar publikisht Kreun e qeverisë, Edi Rama në një debat, ndërsa ka ftuar mediat që t’i mundësojnë një studio me dy karrige për të vendosur përballë kandidatët.

“Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimit të kandidatëve nga Edi Rama si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë.

Rama nuk i nxjerr kandidatët sepse mbi ta rëndojnë fatura dhjetëra milionë euro vjedhjesh nga më të ndryshme.

U bëj thirrje medieve të vendosin në studio dy karrige dhe të ftojnë kandidatët për debat dhe të lënë bosh karrigen e kandidatit që nuk paraqitet.

Sikundër përsëris ftesën ndaj Edi Ramës, të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai e konsideron se i shërben interesit të pushtetit të tij”, tha Berisha, teksa shprehu bindjen se kreu i qeverisë do e refuzojë ftesën e toij për arsye se sikurse tha ai, mbi shpatullat e Ramës rëndojnë afera të tmerrshme.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni