Policia e Shkodrës vë në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje dhe 2 të tjerë procedohen për krime kundër mjedisit


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe ndaluan shtetasin G. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16.04.2023, ka vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, në një market. 

Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Hotit", Shkodër, duke transportuar me kamion, 5 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. 

Gjithashtu, këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 48 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983