Teatri "Migjeni", premierë me të rinjtë e talentuar/Shfaqja "Demokraci" do të përfaqësojë Shkodrën edhe në Greqi


Tempulli i kulturës në Shkodër, teatri "Migjeni", mirëpriti në hollin e tij disa prej të rinjve të talentuar, produkt i Festivalit Teatror për të Rinj që u zhvillua pak kohë më parë mes gjimnazeve të Shkodrës me shfaqjen premierë "Demokraci", Epitafi i Perikleut, një përshtatje e ligjëratave të Perikleut me realitetin në prag të zgjedhjeve në vend.Drejtuesja e teatrit "Migjeni" Rita Gjeka flet për ndikimin që vazhdon të ketë Festivali Teatror për të Rinj si dhe siguron mbështetjen për ta në të ardhmen.Regjisori i shfaqjes Enke Fezollari përqendrohet tek mesazhi i shfaqjes që ka të bëjë me zërin e të rinjve që duhet dëgjuar gjithnjë.Në rolin e Drejtorit Artistik të këtij projekti rinor artistik, aktori Joz Shiroka thotë se iniciativa të tilla të punës me të rinjtë duhet të jenë të vazhdueshme.Me këtë shfaqje, të rinjtë e talentuar do të marrin pjesë në Festivalin Rinor Ndërkombëtar të Antikitetit që do të mbahet me 6 maj në qytetin e Korinthit në Greqi.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni