Viki Tafrruku dhe Uerda Jahja medalje ari/Notaret e Vllaznisë spikasin në Kampionatin Kombëtar për të Rinj&Rritur



Kampionati Kombëtar i Notit për kategorinë të Rinj & Rritur i zhvilluar në Tiranë ishte aktiviteti i fundit që Federata Shqiptare e Notit organizoi për stinën e dimrit. Krahas ekipeve më të mira të Shqipërisë në këtë aktivitet mori pjesë edhe ekipi i Vllaznisë, i cili i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka ishte ndër më të mirët e aktivitetit. Vllaznia në këto gara u përfaqësua nga këto sportistë: Elia Lika, Viki Tafrruku, Uerda Jahaj, Amel Delanin, Drini Ujkashej,Andia Pemaj, Skerdi Kroni, Alkeo Isufi, Klea Dedi, Adriel Marku, Marin Pjetraj. Ndër to, rezultatet më të mira i kanë arritur dy notaret e talentuara, Viki Tafrruku dhe Uerda Jahaj, të cilat në konkurimin e garave të tyre u shpallën kampionë kombëtarë. Konkretisht, notarja Viki Tafrruku zuri vendin e parë duke u shpallur kampione në garën 50 meter stil shpinë për kategorinë OPEN. Ndërkohë, Tafrruku ishte e dyta në garën e 400 meter stil i lirë për të reja dhe vend të tretë në kategorinë OPEN. Viki Tafrruku konkuroi edhe në disiplinen 100 meter stil i lirë për të reja duke u renditur e treta. Kampione e Shqipërisë nga ekipi i Vllaznisë është edhe notarja tjetër, Uerda Jahaj, e cila u rendit në vendin e parë në disiplinen 400 meter MIX kategoria OPEN. Më pas, Jahja renditet dy herë të tjera e treta në garat 100 meter stil delfi për kategorinë OPEN, si dhe në 50 meter shpinë, kategoria OPEN. Edhe pse nuk u shpallen kampione, figurë shumë të mirë sportive bënë edhe Elia Lika, e cila u rendit e dyta në disiplinen 100 meter stil shpinë në  kategorinë OPEN. Po kështu, edhe Amel Delani, zuri tre vende të dyta dhe tre të treta. Konkretisht, në garën 100 meter stil i lirë për të rinj u rendit në vendin e dytë, dhe në vend të tretë për të njëjtën garë në kategorinë OPEN. Vend i dytë në disiplinen 50 meter stil i lirë për të rinj dhe i treti në kategorinë OPEN. Ndërsa, në 200 meter stil i lirë fitoi vendin e dytë për të rinj dhe të tretë në kategorinë OPEN. Një përfaqësim shumë të mirë bënë notarët e Vllaznisë edhe në garat e stafetave për kategorinë e vajzave. Në 4x200 metër stil i lirë, Vllaznia u rendit e para për të reja dhe e dyta për të rritura, si dhe vend i trete në 4x50 dhe 4x100 metër mix kategoria OPEN. Në 4x50 metër stil i lirë Vllaznia ishte e dyta për të reja dhe e treta për të rritura, si dhe vend i dytë edhe në 4x100 metër stil i lirë për kategorinë OPEN.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983