Hysa dhe Kajoshi në Botërorin e Uzbekistanit në boks/Trajneri i kombëtares, Zef Gjoni, optimist për rezultat pozitiv
Dy boksierët kampionë të Vllaznisë, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi janë të përzgjedhurit e formacionit të Kombëtares së Shqipërisë për të konkuruar në Kampionatin Botëror që nisë këtë fundjavë në Uzbekistan. Për përgatitjet dhe pretendimet e kuqezinjëve të boksit shqiptar ka folur për mediat trajneri i kombëtares, Zef Gjoni.Më herët, kryetrajneri i kombëtares, Zef Gjoni, i ka bërë një thirrje të gjithë boksierëve shqiptarë që aktivizohen në Europë dhe më gjërë, për të përfaqësuar Shqipërinë me uniformën kuqezi.Krahas dy boksierëve shkodranë, Kajoshi dhe Hysa, në botërorin e Uzbeskistanit, konkurojnë edhe katër boksierë të tjerë, dy nga Tirana dhe dy të tjerë nga Vlora, që në mungesë të trajnerit Gjoni për angazhimet e tija personale të këtyre ditëve në Shkodër do të drejtohen nga dyshja, Gëzim Zeneli, Lazarin Vila.
Comments
Post a Comment