Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për kalim të paligjshëm të kufirit, kapet në një lokal në Shkodër dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit per Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në ambientet e një lokali në lagjen “Skënderbeg” dhe pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
46-vjeçari u kap më datë 15.04.2023, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor “Sorone-Xarrë”, teksa transportonte kundrejt fitimit, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Comments
Post a Comment