Një kupë për nder të Hysen Zmijanit/Ish-futbollistin e madh shkodran e respektojnë yjet e viteve 80-të



Ashtu siç ishte planifikuar në programin e aktiviteteve që Drejtoria e Sporteve pranë bashkisë Shkodër, aktivitetet kushtuar përvjetorit të 60-të lindjes së Mjeshtrit të Madh të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” është zhvilluar Kupa me emrin e vetë Hysen Zmijani me pjesëmarrjen e tre ekipeve, Vllaznia, Tirana dhe Flamurtari. Përpara fillimit të ndeshjeve, ka qënë presidenti i klubit të futbollit femra, Juban Danja, Ferdinand Jaku si dhe përfaqësues nga ekipi i veteranëve të futbollit Flamurtari, që kanë respektuar Hysen Zmijanin me tufat me lule dhe dhuratat simbolike. Më pas, radhën e kanë pasur emocionet e ndeshjes. Në ndeshjen e parë, Vllaznia mund Flamurtarin 1-0 me golin e shënuar nga Gilman Lika. Në të dytën, Tirana-Flamurtari, barazim 2-2 autorë të golave për bardheblutë nga Agustin Kola dhe Migen Memelli, por që fitues me penallti dolën tiranasit. Ndërkohë, ndeshja e tretë dhe e fundit ishte, Vllaznia-Tirana e mbyllur në barazim 1-1, me gola të shënuar nga Altin Xhahysa për Vllazninë dhe Migen Memelli për bardheblutë. Në këtë mënyrë, fitues i Kupës “Hysen Zmijani” është shpallur ekipi i veteranëve të Vllaznisë. Në mbyllje të ndeshjeve, ka qënë presidenti i KF Vllanzia, Alban Xhaferi, i cili i ka dorëzuar trofeun përkatës kapitenit të veteranëve të Shkodrës, Hysen Zmijnai.Aktivitetet kushtuar përvjetorit të 60-të të lindjes së Mjashtrit të Madh të futbollit shkodran, Hysen Zmijani janë mbyllur me një darkë festive shtruar për mysafirët në mjediset e Kompleksit Sportiv Zmijani.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni