Spahia takon banorët e Nënshkodrës: Bujqësia dhe blegtoria do të kenë një zë të veçantë për 4 vitet në vazhdim

Bujqësia dhe blegtoria kanë një zë të veçantë në programin elektoral që kemi hartuar për 4-vitet në vazhdim. Gjatë takimit të organizuar me fermerët e zonës së nënShkodrës diskutuam problematikat me të cilat hasen dhe zgjidhjet që propozon programi ynë. 

▫Investime në rrjetin kullues e vaditës
▫Ndërtim i pikave të grumbullimit
▫Krijimi i tregjeve të reja
▫Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i produkteve lokale
▫Mbështetja e fermave për të rritur të ardhurat e tyre
▫Konsolidimi i aftësive përpunuese të produkteve
▫Asistenca në sigurimin e kontratave të reja për tregtimin e produktit do të jenë disa nga orientimet bazë ku do të punojmë për të krijuar mundësitë e zhvillimit të fermave të territorit tonë. 

Bashkë me prof.Ass.Dr Gjok Vuksanin, drejtues i departamentit të Bujqësisë, Mjedisit dhe Pyjeve në PD ndamë me fermerët vizionin që ne kemi për zhvillimin e këtij sektori. Një pikë e fortë e punës në terren do të jetë ajo për shmangien e përmbytjeve, ku rol kryesor luajnë   investimet qeveritare që fatkeqësisht në këto 10 vite kanë munguar. Me veçoritë që paraqesin njësitë administrative të Shkodrës mbështetja e zhvillimit të agroturizmave, bujtinave të vogla pritëse, do të jetë një pikë e fortë e mandatit tonë.


Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983