Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Britani 3 persona, mes tyre porositësi Edmond Haxhia
10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisës, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv me gazetarin Sokol Dema, ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven. Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezë.
Comments
Post a Comment