Kalaja e Lezhës po pajiset sërish me sistem ndriçimi pasi u vodh para 4 vitesh

Kalaja e Lezhës do të ndriçohet nga dritat në çdo cep.Me zbatimin e projektit elektrik, ndriçimi i saj parashikon rizhvillimin energjitik dhe artistik me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë, duke ju shtuar rrjetit të ndriçuar të kalave në të gjithë vendin.
Ndriçimi përfshin, hyrjen e kalasë, ndriçimin e mureve të jashtme dhe i objekteve te brendshme me vlere.
E veçanta e këtij investimi është se për herë të parë në një objekt të tillë siç është Kalaja e Lezhës do të bëjë që kalaja jo vetëm do të ketë një pamje madhështore, por ajo do të  mund të vizitohet edhe gjatë natës nga vizitorë të ndryshëm.

Comments