Të trullosur nga droga në timon-ISHP: Droga ul reagimin dhe perceptimin ndaj rrezikut të shpejtësisë
Sipas INSTAT në 9 muajt e parë të vitit rrugët tona u përgjakën nga 1228 aksidente rrugore me pasojë vdekjen e 114 personave ku më 95% të rasteve shkak është bërë sjellja e drejtuesit të mjetit. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore në një pjesë te konsiderueshme të rasteve drejtuesit janë nën efektin e lënëve narkotike gjë që për ekspertët e shëndetit mendor në ISHP përkthehet në rrezik të sigurt pasi ndikon në perceptim dhe reagim të sjelljes.
“Një person që është duke drejtuar makinën është nën efektin e kanabisit ka një reagim shumë herë më të ngadaltë se sa një person që nuk është nën efektin e kanabisit dhe kjo bën që të rritet rrezikshmëria për aksidente rrugore. Kanë një sjellje më agresive në timon”, u shpreh doktoresha.
Sipas ISHP përdoruesit e rregullt të kanabisit që është edhe droga më e përhapur në popullatë nuk duhet të rikthehen në timon derisa të rehabilitohen nga varësia e saj pasi ata konsideron rrezik afatgjatë.
Por ajo që ekspertët tregojnë për pasoja të paparashikueshme janë drogat sintetike.
Për çdo individ koha dhe mënyra e marrjes së lëndëve narkotike është vendimtare për të shkallën e rrezikut. Sa më të shpeshta të jenë ato aq më i lartë rreziku dhe sa më e hershme ndërhyrja aq më i afër rehabilitimi.
Comments
Post a Comment