Masakra e Dobraçit/ AMP çon për hetim 4 efektivë të Shqiponjave në Shkodër: Nuk ndaluan të tretin që dyshohej se ishte në makinën e viktimave
Agjencia e Mbrojtjes Policore referon në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës në lidhje me masakrën e Dobraçit.
Mësohet efektivët akuzohen se shpërdoruan detyrën sepse nuk ndaluan personin e dyshuar si i treti në makinë.
Bëhet fjalë për 4 efektivë të Njësisë së Shqiponjave. Pas masakrës burimet thanë se një person i tretë kishte qenë në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati që u vranë në një pritë me armë zjarri.
Comments
Post a Comment