"Ky është personi nga Shkodra që ka rrëmbyer Ilir Metën", Tedi Blushi nxjerr foton: Do bëhet drejtor i policisë së Tiranës

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar menjëherë pasi policia publikoi listën me emrat e kandidatëve për shef komisariati, ku Vilson Vata kishte marrë pikë maskimale. 

Blushi ka raguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar foton e Vilson Vatës. Ai shprehet se Vilson Bala është personi që ka arrestuar ish-presidentin Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burgun “313”.“Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës.Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.


Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!


Madje e ka renditur të parin në listë!


Vilson Bala do të kallzohet penalisht.


Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!”, shkruan Blushi në postimin e tij.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni