Dështon sërish operacioni! Shtatë emigrantët do të kthehen në Itali, Gjykata e Romës e çon vendimin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

Dështon sërish operacioni për vendosjen në Shqipëri të emigrantëve të kapur në brigjet italiane. Gjykata e Romës ka pezulluar qëndrimin e shtatë emigrantëve në Shqipëri duke e çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Egjiptianët dhe Bangladeshasit nuk do të mund të qëndrojnë në qendrën e Gjadërit dhe pritet të kthehen në Brindisi në orët në vijim, shkruan La Repubblica. Emigrantët mbërritën me anijen "Libra" të marinës italiane mëngjesin e 8 nëntorit. 

“Duhet theksuar se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës përcaktohen nga ligji i Bashkimit Evropian. Prandaj, pa cenuar prerogativat e ligjvënësit kombëtar, gjyqtari ka për detyrë të verifikojë gjithmonë dhe konkretisht – si në çdo sektor tjetër të sistemit juridik – zbatimi korrekt i së drejtës së Unionit, i cili mbizotëron mbi të drejtën kombëtare kur është i papajtueshëm me të, siç parashikohet edhe nga Kushtetuta italiane”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Romës.Edhe herën e parë 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi të vendosur në Gjadër u kthyen mbrapsht me një traget në Bari, pas vendimit të Gjykatës së Romës.Vendimi përcaktonte se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale. Vendimi bazohej në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të 4 tetorit të kaluar. 

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni