“Rozafa”, e preferuara e turistëve, DRTK Shkodër: Në 6 muajt e parë të vitit është vizituar nga 67 mijë turistë
Kalaja e Rozafës po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët dhe mbetet një nga monumentet e kulturës më te vizitueshme, nga turistët vendas dhe të huaj. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti, ky sit është vizituar nga 67 mijë turistë e përkthyer në 20 mijë turistë më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.
Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës ku në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve.
Comments
Post a Comment