Jepen 200 tituj pronësie në Theth, Rama: Falim të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje. Asnjë tolerim nga sot e tutje

200 tituj pronësie janë shpërndarë në zonën e Thethit nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se iu dha fund një problematike të gjatë ligjore, ku shumica e tyre ishin të trashëguara. Rama tha se të gjitha gjobat e vendosur për ndërtimet pa leje në zonën e Thethit do të falen. Kryeminsitri sqaroi se do të falen pikërisht ato ndërtime që janë ndërtuar para se kjo zonë të shpallej zonën e mbrojtur natyrore dhe se nuk janë ngritur në mënyrë abuzive kundër ligjit por janë ngritur nga nevoja, por shtoi se nuk do të tolerohet “asnjë tullë e vendosur pa leje nga sot e tutje”. “Janë 200 tituj pronësie që shpërndahen sot. Për një pjesë bashkia duhet të bëjë studimin e zonës është pjesë ligjore, jo e vështirë dhe pritet të përfundojë në muajin shtator dhe 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre por përtej afatit të lejuara nga ligji për legalizimin. Këtu ka një masë shumë të madhe gabash që janë vendosur si rezultat i ndërhyrjeve apo ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo se nuk keni dashur, por se shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do t’i fali të gjitha këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’iu shmangur ligjit, por janë ndërtime të bëra nga nevoja. Në kushtet e pamundësisë ligjore njerëzit kanë vazhduar ti bëjnë, kjo nuk do të thotë se kush do të vëri një gur pa leje më tutje do të tolerohet, kjo do të thotë se në atë fazë kur këto kanë ndodhur kanë pasur vëmendje zero nga bashkia. Një nga arsyet pse kjo po ndodh sot nuk është vullneti qeverisë. Në një rast absurd një individ ka çuar në SPAK bashkinë e Lezhës për shkak se ka riparuar trotuar që sipas këtij nuk janë në kompetencën e Bashkisë Lezhë pasi janë trotuare që gjendjen në një rrugë hyrëse kombëtare në Shëngjin. Një çmenduri. Arsyeja që sot ky është një proces i realizuar dhe zotim i mbajtur është e para se puna përgatitor ka qenë bërë dhe se sot bashkia e Shkodrës është diçka krejt tjetër sot”, tha Rama. Investimet në këtë zonë për kryeministrin Rama çliron potencialet e jashtëzakonshme të turizmit malor, që e ka kthyer Thethin në një burim ekonomie reale për banorët e vet. Gjithashtu brenda 2024 do të përfundojë edhe rruga e Dukagjinit, që do të hap një tjetër potencial turistik. Rama u bëri thirrje emigrantëve që të vijnë të investojnë në vendin e tyre përmes agroturizmeve, ndërsa tha se “projekti për malet” do i jap fund problematikës së letrave të tokës. “Sot Thethi nuk është thjeshtë një fashat, është një destinacion evropian turistik dhe ju duhet ta kuptoni që keni përgjegjësi dhe mision përtej shtëpisë tuaj. Sa më të vetëdijshëm të jenë për këtë aq më shumë do të jeni dhe ju roje të të gjitha punëve qe bëhen këtu, qoftë të cilësisë së punës, dhe të moslejimit që të bëhen gjëra që janë jashtë asaj mënyrë se si duhet ndërtuar këtu. Brenda vitit rruga e Dukagjinit do të përfundojë duke haur një tjetër zonë magjike që praktikisht është e pa vizitueshme. Do hap një tjetër hapësirë për investimet e banorëve dhe atyre që janë në emigracion. Do i japim mundësi të gjithë atyre që janë në emigracion që të kthehen dhe të investojnë në tokën e tyre që nuk e kanë sot me letrat. Prandaj dhe ne po bëjnë një program të veçantë për malet që të mund të ndërtojnë me leje”, tha Rama.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni