Vrasja e ARDIAN NIKULAJ në Shëngjin/ Autori Portugez Ruben Saraiva do të ekstradohet në Shqipëri me 31 dhjetor
Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin, do të ekstradohet në shqipëri të dielen e 31-dhjetorit.Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Interpolit Shqiptar ndodhen në Marok dhe Operacioni për vënien para drejtësisë së vrasësit është drejt fundit.Sipas burimeve Portogezi është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por ende nuk ka detaje mbi deklarimet tij. Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth 10 ditë më parë. Për të përmbyllur ekstradimin e Ruben Saraivës, ndërhyri Interpol, agjensia e cila bashkëpunoi me autoritetet shqiptare për lokalizimin e portugezit në marok rreth 7 muaj më parë.Po për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në shqipëri.Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër në qytetin e Lezhës, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
Comments
Post a Comment