Çmimet u rritën për festa/ Flasin qytetarët shkodranë: Tryeza këtë vit më e reduktuar
Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është kthyer tashmë në një problem të përhershëm për qytetarët. Në një prej tregjeve të fruta perimeve në Shkodër vërehet se çmimet përgjatë javëve të fundit, janë rritur me rreth 10 ose 20 lek të reja.
Më e papërballueshme situata mbetet për pensionistët, tryeza e të cilëve po reduktohet çdo ditë e më shumë.
Jashtë kamerave rritjen e vazhdueshme e çmimeve e pranojnë edhe tregtarët. Sipas tyre frutat dhe perimet vijnë me çmim më të lartë nga furnizuesit Produktet e konsumit krahasuar me tre mujorin që lamë pas janë rritur me 10 për qind më shumë, përfshirë këtu dhe ato të importit.
Comments
Post a Comment