Aksidenti në Kroaci me 4 të plagosur, shofer ishte 22-vjeçari shqiptar, u fut në korsinë e kundërt dhe i preu rrugën kamionit

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku mbetën të plagosur rëndë 4 persona. Mësohet se mjeti drejtohej nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili është futur në korsinë e kundërt dhe i ka prerë rrugën kamionit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Zagrebacka, në qytetin Crenc Dugoselski. 

Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë dhe kamioni drejtohej nga një 41 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina.  Në aksident kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjerë, tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nepalez me qëndrim të përkohshëm në Kroaci, 26 vjeç. Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës. 

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni