Shkoder, 2 raste te trafikimit te qenieve njerezore, Prefektja Angoni: Po i kushtojmë vëmendje të veçantë fëmijëve të rrugës
Tetori njihet si muaji i antitrafikimit të qënieve njerëzore. Gjatë këtij viti në prokurorinë e Shkodrës janë referuar dy raste për trafikim të qënieve njerëzore. Kështu shprehet Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila drejton Komitetin Anti-Trafik.
MAJLINDA ANGONI Prefekte e Qarkut Shkodër
Ndërkohë prefektja e Qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni e ka vënë theksin tek fenomeni i fëmijëve në situatë rruge të identifikuar 65 në numër dhe sipas Angonit këtij target grupi i është kushtuar një vemendje e vecantë, sa i përket integrimit në punë , trajtimit psikologjik etj.
MAJLINDA ANGONI Prefekte e Qarkut Shkodër
Prefektja Angoni shifrat i bëri të ditura në përmbyllje të aktivitetit sensibilizues me nxënësit e shkollave të cilët kishin përgatitur një ekspozitë të vecantë me punimet e tyre në pikturë dhe vizitime.Gjatë muajit Tetor në Shkodër janë zhvilluar disa aktivitete në kuadër të sensibilizimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Comments
Post a Comment