Radhen e ka Kadastra, hiqet nga Shkodra, transferohet në Rinas

Agjencia Shtetërore e Kadastrës gjatë vitit të ardhshëm pritet që të zhvendoset nga Shkodra drejt Tiranës. Burime konfidenciale për Star Plus bëjnë me dije se pritet që shumë shpejt të merret një vendim për një riorganizim të ri të hipotekave në të gjithë vendin duke bërë që hipoteka e Shkodrës të zhvendoset nga qyteti verior drejt kryeqytetit. Bashkë me Shkodrën pritet që të bëhet zhvendosja edhe e zyrave të tjera vendore të hipotekave në zonën e veriut në një organizim të ri që pritet të ketë ky institucion.

Nëse deri më tani zyra e hipotekës ka qenë në Shkodër, ashtu si fati i disa institucioneve të tjera do të zhvendoset drejt Tiranës. Pritet që për pjesën e veriut zyrat e reja të jenë afër aeroportit të Rinasit. Në këtë mënyrë kadastra e Shkodrës për herë të parë do pësojë një lëvizje e cila për shkodranët normalisht që nuk është aspak e mirë. Hipoteka është një institucion që herë pas here është shoqëruar me probleme e vonesa në të shkuarën por tashmë kjo zhvendosje e saj mund që të sjell edhe më shumë probleme për qytetarët shkodran dhe bizneset.

Mbyllja e Agjencisë së Kadastrës në Shkodër për të shkuar drejt Rinasit vitin e ardhshëm nuk është asgjë më shumë përveçse një sorollatje dhe lodhje edhe më e madhe për shkodranët të cilët prej 30 vitesh enden nepër këto zyra për të marrë pronat e tyre ose për t’i legalizuar. Kjo zhvendosje i mbyll dyert shumë të gjithë atyre që ende nuk kanë përfunduar paisjen me certifikata pronësie për shkak të vonesave të stërzgjatura dhe problemeve të mbartura ndër vite që hipoteka e Shkodrës deri më tani duhej që t’i kishte zgjidhur.

Duke shtuar edhe këtë zhvendosje drejt Rinasit gjithçka bëhet më e vështirë për qytetarët dhe bizneset të cilët tashmë do ta kenë më larg këtë institucion. Kjo shton edhe kostot për qytetarët edhe pse një pjesë e shërbimeve janë kthyer online përmes e-albania. Zhvendosja e këtyre institucioneve të rëndësishme nga Shkodra drejt qyteteve të tjera zvogëlon automatikisht peshën e kryeqendrës së veriut. Ky emigrim institucionesh ka nisur prej vitesh dhe tashmë radhën e ka hipoteka e Shkodrës që vitin e ardhshëm pritet t’i ketë zyrat në Rinas.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni