Dy dekada në arsim, nis sfidën e vërtetë/ Suela Pepa, mësuesja që u dedikohet nxënësve me aftësi ndryshe
Mësuese Suela prej 2 dekadash është pjesë e arsimit në Shkodër. Fillimet i mban mend si të vështira e me plot emocione. 2 vitet e fundit Suela vendosi të ndjekë masterin në profilin pedagogji e specializuar. Këtë shtator ajo nisi një rrugëtim të ri. T’i përkushtohej fëmijëve me aftësi ndryshe. Për 20 vite nxënësit e quanin si mësuese autoritare, por tashmë mësuese Suelës iu shemb përpara syve autoriteti, duke nxjerrë në pah brishtësinë herë prej nëne e herë prej profesionisteje, sepse këta fëmijë së pari duhet ti duash, e më pas ti mësosh…Çdo mësues është hero thotë Suela, por ata që mësojnë nxënësit me aftësi ndryshe janë heronj të heshur ku puna e tyre nuk mund të matet…Për të rinjtë ka një mesazh, ta duan këtë profesion, pasi është e vetmja mënyrë për të ndriçuar mendjen dhe zemrat e brezave pasardhës…
Comments
Post a Comment