Zbardhet vrasja në Hot të Ri, policia: Në pranga një 39-vjeçar, autori ende i lirë
Drejtori i Policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj në një konferencë për mediat, ka dhënë detaje të hollësishmë për ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër.
Hodaj bëri me dije se tashmë është zbardhur ngjarja që ndodhi në Hot të Ri, ku mbeti i vrarë, Valter Fjerza. Ai tha se një 39-vjeçari i janë vënë prangat, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe autori.
“Si rezultat i angazhimit dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave policore, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.
Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë” tha Hodaj.
Comments
Post a Comment