“Vijat e bardha” nuk respektohen / Qytetarët: Masat ndëshkuese të domosdoshme
Respektimi i vijave të bardha si nga drejtuesit e mjeteve po ashtu dhe nga këmbësoret duket se nuk zbatohetnë qytetin e Shkodrës.
Në shumicën e rasteve automjetet qarkullojnë edhe pse këmbësori nuk ka mbaruar lëvizjen. Por ka dhe raste të tjera kur vetë qytetarët nuk i respektojnë këto vija të bardha.
Qytetarët thonë se kryesisht vijat e bardha nuk respektohen nga drejtuesit e automjeteve, ato pranojnë se masat ndëshkuese do të vlejnë për ndërgjegjësimin e tyre.
Nuk kanë qenë të pakta rastet e aksidenteve të këmbësoreve në rrugët e qytetit për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës, si nga këmbësoret ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve.
Comments
Post a Comment