"Një video erotike “bombë” vjen nga Dubai”, Karamuço bën deklaratën e FORTË: Personi i lidhur me gjyqësorin, po punon për bandat kriminale
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke thënë se disponon një video erotike, të një prej personazheve të njohur të showbizit. Ai nuk zbuloi shumë detaje, por tha se këtë e video e kanë edhe disa persona të tjerë në telefon.
“Kam informacion se një njëra prej personazhe të bukura paguhet 100 mijë euro në ditë në Dubai. Ata e konsiderojnë si trofe këtë dhe thonë: ‘Shiko kë kapa unë’. Kjo video erotike është një bombë e madhe. Unë pres të arrestohen kriminelët këta më çojnë video shoëbizi.”-tha ai.
Karamuço u shpreh se në SPAK po vijojnë dosje pafund për grupe kriminale, të cilat presin të hetohen. Ai tha se Shqipëria ka kërkuar të çojë gjashtë agjentë hetimi në Hagë, por ata kanë kthyer përgjigje, duke thënë se kanë dy vende vakante.
“Janë mbi katër apo pesë grupe që po hetohen njëkohësisht, i patë dosjet që i kishin lënë në çimento, janë pafund dhe po vijnë pa fund. Në Europol në Hagë, ne kemi kërkuar të çojmë 6 agjentë për të gjetur, selektuar dhe për të marrë. Ata kanë thënë se kemi dy poste pune. Po vijnë miliona mesazhe”, u shpreh Karamuço.
Mes të tjerash ai tha se në përgjimet e “Sky Ecc” rezulton një person me pushtet të lartë gjyqësor, i cili punon për llogari të bandave kriminale dhe se po punohet për identifikimin e tij.
“I dyti del po në përgjime “Sky Ecc”. Quhet edhe ai me pseudonimin “Tigri” dhe s’ka lidhje fare me ish-zv.kryeministri., Ky është funksionarë i lartë i pushtetit gjyqësor, dhe troket në çdo derë të prokurorëve dhe gjyqtarëve për të zgjidhe çështjet të organizatave kriminale në veri të vendit dhe nuk dihet se kush fshihet pas këtij pseudonimi. Është brenda sistemit. Merr urdhrat dhe troket dhe u thotë më zgjidhni këtë për llogari të filan bande. Dhje tani SPAK është në sfidë të madhe dhe nuk po e gjen dot”, deklaroi ai.
Comments
Post a Comment