Hakmarrja e pafund! 7 vrasje në 7 vite, si nisën pëplasjet e përgjakshme në Rrëshen
Në fakt konfliktet me shumë viktima në Mirditë i kanë fillimet nga jashtë vendit.
Episodi i fundit ishte shënuar më herët këtë viti, kur më 26 mars ishte vetë viktima Martin Bardhi që së bashku me djalin e tij Enrikun lëshuan një breshëri plumbash drejt nipit të Kastriot Reçit, Sajmir Reçi.
Vrasja mbeti në tentativë, pas Sajmir Reçi u shpëtoi plumbave dhe askush nuk mbeti i lënduar. Në përplasjet që kanë nisur në vitin 2016, duket se motiv është hakmarrja.
Nëse pas hetimeve, arrihet në përfundimin se vrasja e Bardhit ishte pjesë e zinxhirit të këtyre konflikteve fisnore, atëherë 59-vjeçari është viktima e shtatë në 7 vite.
Më poshtë po ju tregojmë të gjitha konfliktet që kanë përfunduar me marrje jete:
9 shtator 2016 (ZANAFILLA)
Gjithçka ka nisur më 9 shtator 2016, mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen, konflikt që do të pasonte shumë viktima. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallash kur pinte kafe në lokal.
28 prill 2017
Më 28 prill 2017 u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.
6 shtator 2017
Nuk kaloi shumë dhe më 6 shtator 2017 në Belgjikë, u vra Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut. Dyshimet e policisë belge ishin se ngjarja vinte si hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit në Itali. Gjini u vra në komunën e Forestit të Belgjikë, nga persona të maskuar, të cilët qëlluan drejtë tij dhe humbi jetën menjëherë.
13 gusht 2019
Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Ai u qëllua disa herë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. Viktima ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes.
7 janar 2020
Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës. Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për trafikim droge, edhe pse në fakt nuk ishte skeduar asnjëherë. Reçi u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër, me snajper, që dyshohet vrasës me pagesë. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet dhe bie menjëherë në tokë.
15 shtator 2020
Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi.
15 dhjetor 2020
Anton Keli u ekzekutua më 15 dhjetor 2020 duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pasi u qëllua lëvizi në këmbë për disa metra, hyri në një markat i plagosur. Ka qenë shitësja ajo që ka lajmëruar policinë dhe ambulancën, por nuk mundi të mbijetojë. 51-vjeçari u qëllua me pistoletë nga një distancë e afërt dhe një nga plumbat e preku gjoks. Keli ishte kushëriri i Armando dhe Preng Gjinit. Vrasja e tij dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi.
Comments
Post a Comment