Tropoja me muze të ri, BE marrëveshje për rikonstruksionin e godinës
Bashkia Tropojës në bashkëpunim me Zyrën e Integrimit Europian nënshkruan marrëveshjen e projektit për rikonstruksionin dhe vënien plotësisht në funksionim të muzeut.
Numri i madh i turistëve vendas dhe të huaj që po vizitojnë rajonin e Tropojës në vitet e fundit ka sjellë nevojën e ri ngritjes së këtij institucioni të rëndësishëm për memorien e kësaj zone me vlera kulturore dhe tradita.
Dy zyrat e Integrimit Europian të Tropojës dhe të Tivarit në Malin e Zi fituese të projektit që punojnë në partneritet, nënshkruan marrëveshjen me kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberi për fillimin e punimeve të vënies në punë të Muzeut të Tropojës .
Ky muze është dëmtuar shumë duke humbur edhe një mori objektesh të rëndësishme që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Njëkohësisht dëme kanë pësuar disa piktura të mëdha murale mjaft të rëndësishme nga lagështia pasi mbulesa e çatisë është e dëmtuar.
Comments
Post a Comment