Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin Gj. D., 60 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi është kapur në aksin rrugor Hot - Rapshë, duke tranportuar me furgon, 26 bagëti të imëta dhe të trasha, që dyshohet së janë kontrabanduar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Mollkuqe, Fushë Arrëz, pasi ka falsifikuar të dhënat në aplikimin për letërnjoftimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, pasi ka ndërtuar një objekt për banim, pa lejen përkatëse.
Comments
Post a Comment