“Ngeci” në Vetting, shkarkohet drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati
Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra, për shkak të procesit të vettingut.
Bëhet me dije se ai nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.
“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.
Comments
Post a Comment