I riu mbytet në lumin Mat, nisin kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit


Një i ri është dyshohet se është mbytur në lumin Mat këtë të mërkurë.  Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura me harqe”, ndërsa sipas policisë, 22- vjeçari me iniciale V. N. dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Trupi i tij ende nuk është gjetur.

Grupi hetimor kanë marrë në pyetje shokët e të riut që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni