Një granatë është gjetur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Granata është e vjetër dhe e ndryshkur dhe dyshohet se i përket kohës së luftës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë rrethuar zonënë ndërkohë që pritet ndërhyrja e forcave xheniere për heqjen e saj.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Dyshohet se 39-vjeçarja e mori vendimin ekstrem, pasi kishte parë burrin e saj me një partnere tjetër. E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, gazetarja u shpreh se çifti nuk kihste një raport të mirë kohët e fundit. Sipas saj Alma Arrazi ishte larguar nga shtëpia dhe Erdgysi ia kishte djegur të gjitha rrobat. Hoxha më tej shprehet se Erdgysi kishte fshirë nga telefoni të gjitha bisedat që kishte patur me Almën gjatë muajit të fundit, dhe sa herë që dilte nga banesa, i bënte “bllok” në rrjetet sociale dhe telefon që të mos e shqetësonte. Gazetarja tha gjithashtu se Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i shkruante pse nuk i tregoi se Alma e kishte parë me të dashurën. Hoxha shprehet më tej se pavarësisht keqkuptimeve të çiftit Alma shpresonte se do ja dilte të ruante familjen, por në mome
Publikohet historia e panjohur e ndodhur në qytetin e Shkodrës më 23 janar të vitit 1983, kur dy të rinj, Fatmir Gusha dhe Sali Breshni, pasi kishin rrëmbyer tre armë automatike "Kallashnikov", dhe disa karikatorë, në një nga repartet që ndodhej në fshatin Shtoj, u nisën drejt qytetit të pashqetësuar nga njeri deri tek Dega Ushtarake, ku pasi u diktuan dhe u konfliktuan me një oficer, filluan të qëllonin në ajër në shenjë presioni. Largimi i tyre, për të shkuar tek Dega e Brendëshme, u pikas nga forcat e policisë dhe u detyruan të qëndronin tek një rrugicë pas Instituti Pedagogjik, "Luigj Gurakuqi", ku hynë dhe u ngujuan tek shtëpia e familjes Hysej, ku u rrethuan nga forca të shumta të Policisë së Shkodrës dhe Divizonit Ushtarak, si dhe Forcave Speciale (Reparti 326) të ardhura nga Tirana. E gjitha ngjarja, sipas dëshmisë së rrallë të ish-Kryetarit të Degës së Punëve të Brendëshme të qytetit të Shkodrës, Përparim Xhoxhaj, publikohet për herë të parë nga Memori
Amarildo Pajtoni, apo Ildi siç e njihnin të gjithë, ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. I riu, djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni, raportohet se ka bërë aksident me motor. Newsbomb.al mëson se 27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte inicuar vet, ka mbyllur sytë përgjithmonë dje, më 15 Korrik. Shokët e Ildi Pajtonit kanë reaguar zemërthyer në rrjetet sociale për ikjen e padrejtë dhe të parakohshme të të riut. Burime ekskluzive për redaksinë, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe 27 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, pavarësisht kujdesit maksimal të mjekëve në Spitalin e Traumës, zemra e Ildit ka ndalur.
Comments
Post a Comment