Benet Beci pa marrë ende zyrtarisht detyrën, zgjidh disa çështje të rëndësishme për Shirokën

Në Shirokë, me banorë e përfaqësues të bizneseve aty. Mbeturinat, trafiku, parkimet, banjot publike, monitorimi e riparimet në këtë zonë janë çështjet e diskutuara.

Në pritje të zyrtarizimit si kryetar bashkie, kam bërë dy ndërhyrje konkrete.
I kam kërkuar drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe kam marrë garancinë e tij që patrulla e policisë do të jetë e pranishme me kohë të plotë për mbarëvajtjen e trafikut dhe parkimeve në zonë.
U kam kërkuar bizneseve në zonë dhe kompanisë përgjegjëse për pastrimin e saj që nxjerrja, grumbullimi dhe heqja e mbeturinave të bëhen në një orar të caktuar çdo natë, duke shmangur qëndrimin e tyre gjatë ditës në kosha, aq më shumë nën temperaturat e stinës.

Dua t'ju siguroj që do të bëj maksimumin që ky sezon turistik të menaxhohet sa më mirë, në dobi të qytetarëve shkodranë, bizneseve në zonë e turistëve që shpresojmë të jenë të shumtë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni