Vrasja e Nikulajt, autori nga zona e Shkodrës! Bashkëpunëtorët në krim mund të kenë patur akses në kamerat e sigurisë të kompleksit ‘Coral’
Autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj 1 javë më parë në Shëngjin është nga zona e Shkodrës dhe ka dyshime të forta se ka patur akses në kamerat e sigurisë të kompleksit "Coral" në pronësi të viktimes ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Në këtë konkluzion ka dalë grupi hetimor pas shumë veprimeve hetimore të kryera dhe analizimit të dhjetra oreve pamje filmike të kamerave të sigurisë në zona të ndryshme.Hetuesit kanë dyshime se për realizimin e këtij atentati kanë bashkëpunuar disa përsona të cilët i kanë ndjekur lëvizjet e objektivit të tyre brenda kompleksit "CORAL", përmes kamerave të sigurisë.Për të vërtetuar diçka të tillë po ekzaminohet serveri si dhe qelizat telefonik të përsonave për të të cilet ka dyshime të kenë lidhje me ngjarjen. Nga veprimet e kryera dhe marrja e dëshmive të përsonave të cilët kanë qenë brenda lokalit në momentin e ngjarjes është arritur të ndërtohet një profil i autorit, i cilit shfaqet duke lëvizur me motorr dhe i kamofluar.
Ai mendohet të jetë nga zona e Shkodrës dhe është i moshes nga 30 deri në 40-vjeç, ndërsa ka dyshime të forta që të jetë vrasës më pagesë që ka kryer edhe ekzekutime të tjera të njerezve të njohur të botës së krimit në zonen e veriut por edhe më gjerë.
Ndonëse ka kaluar më shumë se 1 javë nga ngjarja e rëndë grupi hetimor nuk ka ende një piste konkrete hetimi, pasi biznesmeni 50-vjeçar Ardian Nikulaj krahas hasmerisë që e ka zanafillën në vititn 1997-të, mund të ketë patur dhe probleme të tjera që lidhen biznesin apo dhe jetën politike duke qenë se ishte një person me mjaft influence në zonën e Lezhës.
Comments
Post a Comment