U kapën në një ‘shtëpi bari’ në Britani, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Dy të rinj janë arrestuar nga policia britanike pasi u kapën në një fermë kanabisi. Në pranga kanë rënë 26-vjeçari Astrit Baja dhe 28-vjeçari Desar Xhakolli.
Në banesë u gjet lëndë narkotike me vlerë mbi 100,000 £.
Mediat e huaja shkruajnë se dy shqiptarët u futën ilegalisht në Britani nëpërmjet kamionëve. Më pas janë përfshirë në trafikun e narkotikëve.
Të dy të rinjtë pranuan se kujdeseshin për lëndën narkotike, pasi e panë si të vetmen mundësi për të siguruar jetesën.
Comments
Post a Comment