Turizmi vijon rritjen, në Shqipëri hynë mbi 1 milion të huaj në 3-mujorin e parë të vitit


Shqipëria është vizituar nga mbi 1 milionë të huaj në 3-mujorin e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi Lëvizjen e Shtetasve. 

“Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 384.028. Ky numër është rritur me 39,2%, krahasuar me Mars 2022. Gjatë tremujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.070.564. Ky numër është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, bëhjet e ditur në publikim.

Në tremujorin e parë vihet re një interes më i lartë i vizitorëve nga Azia me dyfishim në raport me një vit më parë. Ndërkohë që rritje të dukshme kanë vizitorët nga Europa Jugore por edhe Qendrore. Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, ndërsa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual. Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.

“Në Mars 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 369.935 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 8.952 dhe 2.183 shtetas” njofton INSTAT.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni