Policia e Lezhës në gjurmët e grupit kriminal që ekzekutoi Ardian Nikulaj: 5 të shpallur në kërkim, ka dhe shtetas të huaj! Motorin e bleu një vajzë
Pesë shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si autorë dhe bashkëpunëtorë të dyshuar në vrasjen e politikanit dhe biznesmenit Ardian Nikulaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 19 prill në zonën e Shëngjinit, në resortin “Coral” në pronësi të 50 vjeçarit.
Një person i veshur me jelek të ngjashëm si ata të Policisë dhe me skafandër motori në kokë, u fut në lokal dhe qëlloi për vdekje me gjashtë plumba Ardian Nikulaj. Një javë nga ngjarja, grupi hetimor ka rënë në gjurmët e autorëve dhe ka shpallur në kërkim të paktën 5 prej tyre.
Indikacionet më të forta hetuesit i kanë marrë pas rrobave të gjetura në një shtëpi në zonën e Gjadrit në Lezhë, të cilat dyshohet se i përkasin vrasësit. Nga gjurmët dhe analizimi i tyre, është arritur të shkohet te pesë autorët e dyshuar të ngjarjes. Këta shtetas janë shpallur në kërkim kombëtar.
Ndërkohë, paraprakisht bëhet me dije se pjesëtarë të këtij grupi kriminal që ekzekutori biznesmenin lezhjan, janë dhe të paktën dy shtetas të huaj. Identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije, për shkak se strukturat hetimore janë treguar hermetike, që nga dita e ngjarjes.Logo
AKTUALITETLAJMET KRYESORE
Policia e Lezhës në gjurmët e grupit kriminal që ekzekutoi Ardian Nikulaj: 5 të shpallur në kërkim, ka dhe shtetas të huaj! Motorin e bleu një vajzë
26/04/2023, 16:10
0
Momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt
Momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt
Pesë shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, si autorë dhe bashkëpunëtorë të dyshuar në vrasjen e politikanit dhe biznesmenit Ardian Nikulaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 19 prill në zonën e Shëngjinit, në resortin “Coral” në pronësi të 50 vjeçarit.
Një person i veshur me jelek të ngjashëm si ata të Policisë dhe me skafandër motori në kokë, u fut në lokal dhe qëlloi për vdekje me gjashtë plumba Ardian Nikulaj. Një javë nga ngjarja, grupi hetimor ka rënë në gjurmët e autorëve dhe ka shpallur në kërkim të paktën 5 prej tyre.
Indikacionet më të forta hetuesit i kanë marrë pas rrobave të gjetura në një shtëpi në zonën e Gjadrit në Lezhë, të cilat dyshohet se i përkasin vrasësit. Nga gjurmët dhe analizimi i tyre, është arritur të shkohet te pesë autorët e dyshuar të ngjarjes. Këta shtetas janë shpallur në kërkim kombëtar.
Ndërkohë, paraprakisht bëhet me dije se pjesëtarë të këtij grupi kriminal që ekzekutori biznesmenin lezhjan, janë dhe të paktën dy shtetas të huaj. Identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije, për shkak se strukturat hetimore janë treguar hermetike, që nga dita e ngjarjes.
Në foto: Ardian Nikulaj, i vrarë ditën e sotme
Në foto: Biznesmeni i vrare Ardian Nikulaj
Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se fillimisht Policia e Shtetit ka identifikuar një vajzë, e cila kishte blerë motorin e përdorur në vrasje. Gjatë dhënies së dëshmisë, kjo shtetase, ka treguar emrin e personit të cilit ja kishte lënë në përdorim motomjetin. Po ashtu, kamera e sigurisë së një karburanti në aksin Lezhë-Shkodër ka fiksuar autorin e dyshuar, teksa është ndalur me motor dhe i ka kërkuar punonjësit që ta furnizonte me karburant.
Edhe punonjësit të karburantit i është marrë dëshmia dhe ai ka treguar se personi në fjalë i kishte folur në gjuhë të huaj. Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes së fisit Nikulaj me fisin Lekstakaj.
Comments
Post a Comment