Ndalimi i muzikës pas mesnate, bizneset ankohen për vendimin: Largon turistët
Nuk ka muzikë në mesnatë, bizneset e kundërshtojnë.Qeveria shqiptare lajmëroi se pas orës 12 të natës gjatë sezonit turistik muzika live do të ndalohet.
Kjo nuk është mirëpritur nga bizneset të cilat në shumicën e kohës operojnë pas mesnate, për shkak të fluksit të turistëve.
I të njëjtit mendim është edhe Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.
“Ky ligj nuk është konsultuar me biznesin në radhë të parë, me grupet e interesit që do e zbatojnë këtë ligj dhe thashë dëmi që do sjellë. Dëmi është i konsiderueshëm sepse ka biznese qe e realizojnë këtë kusht sepse muzikën nuk e shpërndajnë por është brenda për brenda ambientit. Kjo duhet lejuar dhe rregulli i vendeve fqinje dhe BE ka shumë biznese që kanë muzikë por e përdorin e nuk shqetëson dikë e nuk e ndot ambientin”- nënvizon Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm në Shqipëri.
Comments
Post a Comment