Kristian Shkreli takim me bizneset/Merr mbështetjen edhe të sipërmarrësve të djathtë
Sipërmarrësit e vegjël ishin në fokus të takimeve që zhvilloi Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli. Gazmir Shega dhe Gazmend Zhejani, janë dy sipërmarrës të cilët aktivitetin e tyre e ushtrojnë në Malin e zi. Ata thonë se vazhdimisht kanë mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike, por këtë herë do të jenë përkrah Kristian Shkrelit….Bizneset ne zonën e Vau Dejësit vijojnë të jenë ndikues jo vetëm në ekonomi por edhe punësim të popullatës. Mbështetja do të jetë për Kristian Shkrelin thanë ata, në mënyrë që të vijojnë punët e nisura e mbi të gjitha që koha e presioneve dhe gjobëvënieve të mos kthehet më. Në fjalën e tij Shkreli u premtoi bizneseve se menjëherë pas marrjes së mandatit do të rishikojë taksat vendore, do të përmirësojë infrastrukturën si dhe të jetë krah tyre në çdo iniciativë….Krahas sugjerimeve dhe mbështetjës në zgjedhjet e 14 majit, takimi u mbyll me premtimin se tryeza të tilla do të kthehën në traditë çdo vit, në mënyrë që bashkëqeverisja të fokusohet tek biznesi.
Comments
Post a Comment