Bashkia e Malësise së Madhe shpallë "Dëshmor të Atdheut" 277 të rënët në Kryengritjen e kësaj treve
Sot trevës sonë iu bë një nder i madh, sepse gjaku i 277 të rënëve në kryengritjen e Malësisë së Madhe 1911 nuk u harrua, nuk u tret, nuk u tjetërsua, por me shpalljen "Dëshmorë të Atdheut" të këtyre djemve dhe burrave Malësorë , e gjithë Shqipëria nderon dhe lartëson sakrificën e bijve tanë.
Ceremonia e shpalljes "Dëshmor të Atdheut" i 277 të rënëve, i dha Malësisë atë që me të drejtë i takon, sepse kjo trevë gjithmonë ka luftuar, ka kontribuar dhe përmes bijve dhe bijave të saj, ka nderuar gjithmonë flamurin dhe kombin shqiptar.🇦🇱
Falenderojmë familjarët dhe pasardhësit e dëshmorëve, të cilët kanë bashkëpunuar me stafin e bashkisë për identifikimin, dokumentimin dhe plotësimin e dokumentacionit për shpalljen "Dëshmor i Atdheut" paraardhësve të tyre. Gjithashtu një falenderim i veçantë për z.Shaqir Vukaj që ka qenë një nismëtar dhe qendrestar i kësaj kauze, që i shërben Malësisë së Madhe dhe gjithë Shqipërisë.
Lavdi përjetë dëshmorëve të atdheut!
Lavdi Kryengritjes së Malësisë së Madhe!
Comments
Post a Comment