Shkodër-Hani i Hotit natën zhytet në errësirë/Kjo rrugë është një prej njollave të zeza sa i përket aksidenteve



Aksi Shkodër -Hani Hotit vazhdon që të jetë problematik sa i përket aksidenteve të ndodhura. Si ky drejtues mjeti që ecën mbi normën e lejuar kalojnë qindra të tillë gjatë ditës.Numri i aksidenteve mbetet i lartë ashtu si edhe numri i atyre që humbin jetën apo plagosen rëndë. Pavarësisht masave shtërnguese të policisë rrugore me dyfishim të gjobave të vendosura në këtë periudhë sërish aksidentet në atë aks rrugor janë një shqetësim.Ky aks rrugor tejet i rëndësishëm pasi lidh Shqipërinë me Malin e Zi është kthyer tashmë prej vitesh një prej njollave të zeza sa i përket aksidenteve të ndodhura kryesisht gjatë natës. Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave ose dritat e shtëpive përgjatë rrugës. Tabelat me shpejtësi të lartë në zona të populluara, mungesa e mbikalimeve në gjithë këtë segment rrugor, ndricimi gjatë orëve të natës i cili mungon plotësisht, janë problem në infrastrukturen e kësaj rruge. Një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është në Shtoj të Ri.Ndërsa lëvizja e mjeteve me shpejtësi të lartë parakalimet e gabuara janë shkaktarët kryesor të aksidenteve.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni