Rritja e pagave, Meta: Rama ka hapur thesin e gënjeshtrave me premtime boshe


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka cilësuar gënjeshtra dhe manipulime të kryeministrit Edi Rama premtimet për rritje të pagave.

Kjo për Metën po bëhet me qëllim të zgjedhjeve të 14 majit, ku sipas tij Rama po “ndjen ethet e humbjes” dhe ka hapur “thesin e gënjeshtrave”.

“Edi Rama në ethet e humbjes së sigurt të 14 Majit që po afron, ka filluar të hapë përpara shqiptarëve thesin e gënjeshtrave të përsëritura kaq shpesh e në mënyrë bajate gjatë 10 viteve.

Si shpërdoruesi më i madh i parave publike që ka njohur ndonjëherë qeverisja e vendit dhe si shkatërruesi më i madh i çdo interesi publik, pas 10 vjetësh në qeverisje, ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar sërish me premtime boshe qytetarët shqiptarë. 

Ajo që shqiptarët e kanë provuar në kurrizin e tyre më së miri dhe e provojnë çdo ditë është se qeveria Rama ka rritur në mënyrë tronditëse koston e jetesës, ndërsa rrogat e pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë.

Është fakt e zeza në të bardhë se ndërsa në periudhën 2005-2013, pensionet në qytet u rritën ndjeshëm deri në 70%, ky që premton dhe mashtron sot, për 10 vite i rriti vetëm 22% në qytet dhe 28% në fshat”, tha Meta.

Meta nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë ku tha se në gjithë këto vite ka grabitur xhepat e qytetarëve dhe ua ka bërë jetën më të kushtueshme, ndërsa shton se kujtohet për pensionistët sapo afrojnë zgjedhjet.

“Është shumë e qartë për të gjithë se në këto 10 vjet varfëria është thelluar, fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe inflacioni është rritur.

Vetëm pak javë përpara zgjedhjeve, pensionistëve u premtohen 5 mijë lekë të reja, që janë shpenzimet minimale të një jave, apo për ta përkthyer më thjeshtë, çmimi i një thesi miell, apo në disa në raste, duke u mos mjaftuar as për të blerë ilaçet e muajit.

Pra Edi Rama është në një borxh shumë të rëndë me shqiptarët e sidomos me pensionistët dhe punonjësit e administratës sepse janë shqiptarët ata kanë prodhuar rritje ekonomike me sakrificat e tyre dhe e cila është grabitur nga korrupsioni i Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe nuk iu është kthyer shqiptarëve që e kanë prodhuar këtë rritje ekonomike dhe që i takonte të shpërbleheshin në mënyrë të drejtë prej saj”, tha Meta.

Gjatë ditëve të fundit, qeveria ka premtuar rritje të pagave në të gjithë administratën si dhe nga 1 prilli paga minimale do rritet në 40 mijë lekë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni