Përdorimi i simboleve të PD nga koalicionin Berisha-Meta, Celibashi: Logo përdoret vetëm nga subjekti që e zotëron


Përdorimi i simboleve dhe logos së Partisë Demokratike edhe nga kandidatët e “Rithemelimit”, ka sjellë reagime të ashpra të vetë PD ku kërkon që të merren masa urgjente nga KQZ. Por një rast i tillë nuk është denoncuar ende zyrtarisht nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i pyetur për rastin në fjalë, tha se nuk ka ende një kërkesë zyrtare, por nëse do të ketë, subjekti që përdor logon e një partie tjetër nuk do të lejohet ta bëjë.

Celibashi sqaroi gjithashtu edhe se nëse logo është e përafërt dhe krijon konfuzion te votuesit nuk do të lejohet të përdoret nga subjekti që nuk i përket zyrtarisht logo.

“Simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga një subjekt tjetër zgjedhor. Nëse  verifikohet një rast i tillë subjekti që nuk ka të drejtën e përdorimit të asaj logo do i ndalohet përdorimi. Gjithashtu edhe nëse ngjashmëria e logos krijon konfuzion te votuesit, logo do të përdoret nga partia që e zotëron dhe do të ndalohet nga subjekti tjetër”, tha Celibashi

Këto raste lidhen me përdorimin e logos së PD të kandidatëve të zgjedhur nga primaret që sot garojnë si kandidatë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.  Pak orë më parë një rast i tillë u denoncua edhe nga sekretari i çështjeve ligjore, Indrit Sefa, ku Monika Kryemadhi u shfaq duke bërë fushatë me logon e PD në Fier.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni