Në ditë pushimi ngriti policinë “në këmbë” për konfiskimin e “Prestige”, por sot shefit të Komisariatit të Kavajës i vriten dy persona para syve
Mbrëmjen e sotme qyteti i Kavajës është tronditur nga një krim i dyfishtë, ku dy persona, pas një sherri kanë qëlluar për vdekje njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i valutës, ku Emond Gosa, 43 vjeç, pas sherrit ka plagosur me thikë Altin Rexhën (alias Sali Rexha), 43 vjeç.
Më pas ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Gosës, duke e lënë fillimisht të plagosur.
Edhe pse janë transportuar në spital, njëri në atë të Kavajës, e tjetri në spitalin e Durrësit, nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve.Dy viktimat dyshohet se kanë pasur konflikte të mëhershme dhe se sot janë takuar për t’u sqaruar, por ky takim rezultoi fatal.
Por ku ishte policia e Kavajës? Përse nuk u parandalua ngjarja? Përse një person në mes të qytetit qarkullonte me thikë me vete, dhe tjetri me armë?!
Comments
Post a Comment