GJYKATA E SHKODRËS LË NË “ARREST SHTËPIE” NESTI DELAJ/ Dyshimet si organizator i plantacionit me 27 sera kanabis në Koplik
Nesti Delaj është njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e shkallës së Parë Shkodër. Sipas Gjykatës nuk ka prova se 52-vjeçari të jetë organizatori i plantacionit të drogës në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera dhe ishin mbjellë 8 mijë rrënjë kanabisi. Delaj, ka mohuar akuzat ndaj tij duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat e zbuluara nga operacioni i policisë.Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” por Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për shkak të mungesave të provës në ketë faze fillestare të hetimit të kësaj çështjeje.Plantacioni i drogës u zbulua dy ditë më parë në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t'u mbjellë në tokë. Fidanët ishin 20 metra në thellësi të kraterit që ka shërbyer për marrje inertesh ë vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik.Nga operacioni antikanabis i koduar “Krateri”, nisi hetimi për 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, Gjovalin Gjekaj, drejtori i pyjeve dhe punonjësit e Ujësjellësit, Roland Gjekaj dhe Arben Hysaj). Ata mbulonin zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë..Gjatë kontrollit në banesën e organizatorit të dyshuar, u gjetën 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta (thika) që i mbante pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Comments
Post a Comment