Posts

Showing posts from March, 2023

Skandal me linjën e ‘Wizz Air’, shtyhen fluturimet drejt Italisë. Qytetarët pritje me orë të tëra në Rinas

Image
Skandal me linjën e ‘Wizz Air’. Disa fluturime që ishin planifikuar të kryheshin nga Rinasi drejt Italisë, janë shtyrë. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë telefonuar pranë News24 ku kanë shprehur shqetësimin e tyre. Ata pohuan se fluturimi Tiranë-Romë është shtyrë nga ora 06:15 për në 13:45, ndërsa Tiranë-Milano u shty nga ora 06:00 për në 15:35. Sipas udhëtarëve kjo shtyrje është papërgjegjshmëri, pasi do i duhet të presin me orë të tëra në aeroport, ndërsa mes pasagjerëve ka dhe fëmijë të vegjël. “Nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim për shtyrjen”, thanë ata News24. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situate e tillë me këtë kompani fluturimi, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për dëmet që i shkaktohen nga pritja qytetarëve, të cilët nisën jashtë shtetit për vizita mjekësore, takime punë, apo qoftë dhe për turizëm.

Rama jep lajmin e mirë: Avioni “FISHTA” zbriti në Rinas

Image
Avioni “Fishta” i është shtuar flotës ajore në Shqipëri. Lajmi i mirë u bë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili ka shpërndarë pak më parë disa foto në Facebook. Ai thotë se me “Fishtën”, ka shkuar në katër numri i avionëve të kompanisë së “Air Albania”. “Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama në fotot e shpërndara në Facebook

Zgjedhjet vendore/ Nis trajnimi i punonjësve të policisë në Drejtorinë Vendore të Shkodrës

Image
Po zhvillohen trajnime intensive për të gjitha strukturat, në qendër dhe në qarqe, për përmbushjen efektive dhe konform ligjit, të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ka nisur cikli i trajnimeve me objekt përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.  Trajnimi ka konsistuar në informimin e plotë të punonjësve të Policisë, për aspektet ligjore, etike dhe disiplinore të këtij procesi kompleks dhe të rëndësishëm për vendin.  Në ditët në vijim do të trajnohen të gjithë efektivët që do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Mbikalimi në Bahçallëk nuk përdoret/Qytetarët kalojnë mes makinave duke rrezikuar jetën

Image
Në segmentin hyres ne qytetin e Shkodres ne lagjen Bahcallek, rreziku ndaj aksidenteve është rritur ndjeshëm, kjo për shkak se mbikalimi nuk përdoret nga banorët . Kalimi i rrugës para makinave dhe lëvizja  në krahun e kundërt e kanë kthyer kete aks rrugore në zonë  të rrezikshme.  Pamjet tregojnë për qytetarë të moshave të ndryshme që kalojnë rrugën duke sfiduar edhe fluksin e lartë të automjeteve. Banoret thone se megjithse rrezikojne ato zgjedhin rrugen me te shkurter per te kaluar. Cdo ditë në këtë rrugë kalojn më qindra mjete, përballë të cilave qytetarët rrezikohen vazhdimisht por pavarësisht këtij risku, nuk e përdorin mbikalimin dhe preferojnë të ndjekin mënyrën më të shkurtë për të kaluar rrugën.

Ambasadorja e Izraelit: Dua që edhe në vendin tim të ishte kjo harmoni fetare si në Shqipëri

Image
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg ka vlerësuar harmoninë fetare në Shqipëri, ndërsa ka shprehur dëshirën që këtë harmoni ta shikonte edhe në vendin e saj. Ambasadorja Peleg e bëri këtë deklaratë gjatë iftarit që shtroi në Tiranë me rastin e muajt të Ramazanit bashkë me kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj. I pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu dhe përfaqësues të tjerë të klerit në Shqipëri, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme. "Iftari na jep mundësinë të mblidhemi të gjithë bashkë. Vij nga Hajfan, qytet ne Izrael me besime te ndryshme fetare. Ne respektojmë jetën e njëri-tjetrit, por dua te them se ajo qe kam gjetur në Shqipëri është diçka me shumë. Ju jetoni ne harmoni të plotë fetare, në kohë Krishtlindjesh shohim dekorime gjithandej dhe që festojnë të gjithë. Gjatë kësaj jave dëgjoj Ezanin në të gjitha rrugët e vendin. Dua që edhe në vendin tim të ishte kjo harmoni fetare si në Shqipëri” tha Ambasadorja e

Realizohet ndërhyrja delikate kirurgjikale në spitalin e Shkodrës

Image
Një ndërhyrje delikate u krye në spitalin e Shkodrës, uretroplastika, rindërtimi i uretrës së dëmtuar, tek një 63-vjeçar. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale. “Punë fantastike e ekipit të kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës, ku falë talentit të mjekëve tanë dhe investimeve në bllokun e ri operator, po realizohen ndërhyrje delikate me rezultate të shkëlqyera. Uretroplastika, rindërtimi i uretrës së dëmtuar, duke marrë transplant nga mukoza e gojës, u realizua me sukses tek një 63-vjeçar nga ekipi i drejtuar nga Dr. Gëzim Galiqi, me Dr. Oltion Alibali, Dr. Ervin Troshani dhe stafin infermieror Bisere Tuzi , Mira Molla , Blerta Smaja, Ervila Gjeçaj”, theksoi Manastriliu. Në spitalin e Shkodrës pas investimit të kryer nga qeveria po kryhen një gamë e larmishme e ndërhyrjeve kirurgjikale, duke filluar nga ato abdominale, deri tek ato ortopedike e gjinekologjike.

ISH-KOMANDOT E USHTRISË PJESË E GRUPEVE KRIMINALE

Image
Shpesh herë ka dyshime të forta se krime të rënda që ndodhin në Shqipëri të kryer me profesionalizëm të lartë realizohen nga ish-komando apo ish-ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë të cilët kanë një nivel ekspert të përgatitjes. Komandanti i repartit ushtarak të Vau Dejësit Ali Mali pranon se mund të ketë raste kur ish-komando të dalë në lirim nga Forcat e Armatosura për një sërë arsyesh bëhen pjesë e grupeve kriminale duke qenë një shqetësim për ushtrinë shqiptare. Një prej arsyeve kryesore që ish-komandot e ushtrisë pranojnë të jenë pjesë e krimit të organizuar lidhet me shumat e mëdha të parave që grupet kriminale ofrojnë. Komandant Mali thotë se qeveritë shqiptare duhet ta shohin me shumë vëmendje këtë pjesë në mënyrë që ish-komandot dhe ish-ushtarakët të mos lihen në harresë por të bëhen pjesë e strukturave shtetërore në mënyrë që të shmangin përfshirjen e tyre pranë grupeve kriminale. Një ditë më parë reparti ushtarak në Vau Dejës zhvilloi ditën e hapur me nxënës të

Play Off-Volejboll Femra, Vllaznia pranë gjysëmfinales/Skuadra kuqeblu mundi Barletin 3-2, të dielën ndeshja e kthimit në Tiranë

Image
Vllaznia në Volejboll për femra është fare pranë kualifikimit në gjysëmfinalet e Kampionatit Kombëtar për kategorinë Superiore. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa, kaloi me sukses sfidën e parë të fazës finale Play Off duke mundur në Shkodër ekipin e Barleti Volej me rezultatin 3-2. Një ndeshje kjo shumë e dyluftuar nga të dyja skuadrat, me setin e parë të fituar nga mikeshat e Barletit, të dytin e fiton Vllaznia, të tretin përsëri Barleti dhe të katërtin Vllaznia. Barazim me sete 2-2, ku për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje duhej të luhej seti i pestë, të cilin e fiton Vllaznia 15-5 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-2. Pas ndeshjes, vijnë prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Dorjan Tafa i Vllaznisë dhe Ermal Gorenxa i Barletit.Me këtë fitore, Vllanzia hedh një hap përpara drejt kalimit në gjysëmfinale, por zyrtarisht një gjë e tillë pritet të vendoset këtë të diele, me ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

Shkodër-Hani i Hotit natën zhytet në errësirë/Kjo rrugë është një prej njollave të zeza sa i përket aksidenteve

Image
Aksi Shkodër -Hani Hotit vazhdon që të jetë problematik sa i përket aksidenteve të ndodhura. Si ky drejtues mjeti që ecën mbi normën e lejuar kalojnë qindra të tillë gjatë ditës.Numri i aksidenteve mbetet i lartë ashtu si edhe numri i atyre që humbin jetën apo plagosen rëndë. Pavarësisht masave shtërnguese të policisë rrugore me dyfishim të gjobave të vendosura në këtë periudhë sërish aksidentet në atë aks rrugor janë një shqetësim.Ky aks rrugor tejet i rëndësishëm pasi lidh Shqipërinë me Malin e Zi është kthyer tashmë prej vitesh një prej njollave të zeza sa i përket aksidenteve të ndodhura kryesisht gjatë natës. Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave ose dritat e shtëpive përgjatë rrugës. Tabelat me shpejtësi të lartë në zona të populluara, mungesa e mbikalimeve në gjithë këtë segment rrugor, ndricimi gjatë orëve të natës i cili mungon plotësisht, janë problem në infrastrukturen e kësaj rruge. Një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën ë

Arrestohet ne Muriqan 38 vjeçari i denuar per vepren: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”

Image
Departamenti i Policisë Kufitare Intensifikohen kontrollet nga shërbimet e Policisë, në Pikat e Kalimit Kufitar, për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërisë. – Kapen në Rinas, Muriqan dhe Morinë, 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre i dënuar me 7 vjet burgim, për organizim të emigracionit të paligjshëm. – Goditet 1 rast i mosdeklarimit të të hollave në PKK Grabom, sekuestrohen 19 900 dollarë. – Goditet dhe një rast i kontrabandës së mallrave në PKK Rinas, sekuestrohen 30 steka me cigare, pa pullë fiskale. Shërbimet e Policisë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, në kuadër të bashkëpunimit me Interpol Tirana, për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, për t’iu shmangur drejtësisë, kanë kapur 3 shtetas, konkretisht: – Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur shtetasin Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Du

GJYKATA E SHKODRËS LË NË “ARREST SHTËPIE” NESTI DELAJ/ Dyshimet si organizator i plantacionit me 27 sera kanabis në Koplik

Image
Nesti Delaj është njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e shkallës së Parë Shkodër. Sipas Gjykatës nuk ka prova se 52-vjeçari të jetë organizatori i plantacionit të drogës në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera dhe ishin mbjellë 8 mijë rrënjë kanabisi. Delaj, ka mohuar akuzat ndaj tij duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat e zbuluara nga operacioni i policisë.Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” por Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për shkak të mungesave të provës në ketë faze fillestare të hetimit të kësaj çështjeje.Plantacioni i drogës u zbulua dy ditë më parë në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t'u mbjellë në tokë. Fidanët ishin 20 metra në thellësi të kraterit që ka shërbyer për marrje inertesh ë vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik.Nga operacioni antikanabis i koduar “Krateri”, nisi hetimi për 3 punonjës të bashk

Prezantohet ne sallen e keshillit bashkiak Shkoder projekti i autostrades Muriqan-Lezhe

Image
U prezantua sot në sallën e këshillit bashkiak Shkodër projekti për ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane Muriqan-Lezhë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, është angazhuar përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor në realizimin e këtij projekti. Projekti ka shtrirje në territorin e Bashkisë Shkodër dhe do të japë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e rrjetit të transportit duke ndikuar, veçanërisht, në përmirësimin e transportit në zonat me flukse të larta turistike. TONIN DEDAJ Nënkryetar i Bashkisë Shkodër Rezart Agaxhiu inxhiner i projektit prezantoi përpara të pranishmeve projektin e seksionit në fjalë me një gjatësi prej 41 kilometrash, ku 14, 5 kilometrat e para i përkasin bashkisë së Shkodrës. REZART AGAXHIU Inxhiner i Projektit Autostrada Adriatiko-Joniane Muriqan-Lezhë do të kalojë nëpër territoret e tre bashkive, Shkodër, Vau Dejës dhe Lezhë. Autostrada do të jetë e përbërë nga 4 korsi, dy në vajtje dhe dy në ardhje ku janë paras

“Do t’i jap Ramës pensionin tim ta shohë a i del për një muaj”, pensionistët të pakënaqur: 50 mijë lekëshi thërrime, mos pranoni lëmoshë!

Image
Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me premtimin e kryeministrit Edi Rama për 50 mijë lekë shpërblim duke e cilësuar lëmoshë. Pensionistë të shumtë kanë telefonuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 duke shprehur shqetësimet e tyre për situatën ekonomike e politike. Ata deklaruan se me pensionin që marrin nuk mund të paguajnë dot as ilaçet dhe jeta është bërë e papërballueshme. Ndërkohë që ka ardhur sërish një ankesë për Hipotekën e Lushnjës. “Ju flas për hipotekën e Lushnjës. Nuk marrim dot asnjë dokument. Nuk marrim dot dokumentet e shtëpive tona. Të vihet dorë”, tha një qytetare nga Lushnja. Të tjerë iu bën thirrje pensionistëve të mos e pranojnë 50 mijë lekëshin. “Është gjynah që ne pensionistët të shpërblehemi me 50 mijë lekë. Ne kemi punuar gjithë jetën dhe të na japin 50 mijë lekë. Pse kryeministri i ngre rrogat të gjithë pushtetarëve? Iu bëj thirrje pensionistëve mos të pranojnë lëmoshë. Të ngrihemi të tërë, ndoshta s’kemi mundësi për protesta,

Benet Beci takon përfaqësues të njësive tregtare në "Bahçallek", njihet me problemet e tyre të përditshme

Image
Në Bahçallek u takova me disa nga bizneset buzë rrugës kryesore.Ata më treguan punën e problemet e tyre të përditshme. Patëm mundësinë me folë edhe për idetë e mundësitë e zhvillimit të kësaj zone, e si kjo mundet me ndiku në rritjen e punës për bizneset e tyre dhe vlerës së pronave që ata kanë shkruan Benet Beci

Furrat e bukës paralajmërojnë rritje çmimesh nga 10-20 lekë për çdo produkt, me motivin e rritjes së pagave për punonjësit

Image
Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit një njoftim të një furre buke në Berat,  e cila njofton rritjen me 20 lekë të çdo produkti me arsyetimin se do të rrisë pagat e punonjësve me 50%. "Furrat e bukës në Berat njoftojnë rritjen e çmimit të bukës me 20 lekë. Kjo sipas tyre, për shkak të rritjes së paralajmëruar të rrogave nga Rama!" shkruan Berisha. Me moton “Një pagë më e lartë inkurajon punësimin” kryeministri Edi Rama nisi pak ditë më parë një tur takimesh me bizneset private për të sensibilizuar nevojën e rritjes pagave përtej asaj minimale 40.000 lekë që nis të aplikohet si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat.Shpjegoi planet e qeverisë për vlerësimin e punonjësve në sektorin e ndërtimit dhe çfarë ndodh nëse kjo nuk do të zbatohet. "Nuk kemi për ti dhënë leje ndërtimi e kontrata punësh publike kompanive që nuk kanë një pagë reale të sektorit të deklaruar, pra siç ndodh sot që duhet sa punonjës ke sa makina ke sa punonjës ke do pyesim edhe si i pa

Rritja e pagave, Meta: Rama ka hapur thesin e gënjeshtrave me premtime boshe

Image
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka cilësuar gënjeshtra dhe manipulime të kryeministrit Edi Rama premtimet për rritje të pagave. Kjo për Metën po bëhet me qëllim të zgjedhjeve të 14 majit, ku sipas tij Rama po “ndjen ethet e humbjes” dhe ka hapur “thesin e gënjeshtrave”. “Edi Rama në ethet e humbjes së sigurt të 14 Majit që po afron, ka filluar të hapë përpara shqiptarëve thesin e gënjeshtrave të përsëritura kaq shpesh e në mënyrë bajate gjatë 10 viteve. Si shpërdoruesi më i madh i parave publike që ka njohur ndonjëherë qeverisja e vendit dhe si shkatërruesi më i madh i çdo interesi publik, pas 10 vjetësh në qeverisje, ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar sërish me premtime boshe qytetarët shqiptarë.  Ajo që shqiptarët e kanë provuar në kurrizin e tyre më së miri dhe e provojnë çdo ditë është se qeveria Rama ka rritur në mënyrë tronditëse koston e jetesës, ndërsa rrogat e pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë. Është fakt e zeza n

Zgjedhjet e 14 majit, Balla: Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet nga të gjitha forcat politike

Image
Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit duhet të jetë i gjithëpranuar nga të gjitha forcat politike. Kështu është shprehur nga Fieri kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke bërë thirrje që fushata të jetë e qetë, e pastër dhe pa shumë kosto financiare. “Duhet të ketë një angazhim serioz i të gjitha forcave politike që marrin pjesë në zgjedhje, për të pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet e 14 majit duhet të kenë një rezultat të gjithëpranuar dhe partitë politike të angazhohen për fushatë të qetë, të pastër, të thjeshtë dhe pa shumë shpenzime të kota”, tha Balla.

Pikturat e Van Gogh-ut në Shkodër/Piktori shkodran Aleksandër Hila ka riprodhuar veprat e artistit të famshëm

Image
170 vite nga lindja e piktorit të madh botëror Vincent Van Gogh, veprat e tij mund të gjenden edhe në Shkodër, kjo pasi njëra nga dhomat e shtëpisë së piktorit shkodran Aleksandër Hila është kthyer gati në një "muze" me pikturat më të arrira të artistit të famshëm hollandez. E veçanta qëndron në faktin se ato janë riprodhur të gjitha nga dora e Hilës dhe gjithçka nisi 13 vite më parë kur gjatë një udhëtimi në Vatikan, ai ndeshi në një nga punimet origjinale të piktorit të famshëm botëror.Piktori shkodran Aleksandër Hila, mësues në profesion, ka riprodhuar deri më tani rreth 26 piktura të artistit hollandez ndërsa nuk mungojnë as librat mbi jetën dhe veprat e Van Gogh-ut në shtëpinë e tij, prej ku është munduar të kuptojë botën e brendshme të piktorit të famshëm.Dashuria për punimet artistike të Van Gogh-ut e ka bërë piktorin Hila të çel një ekspozitë disa vite më parë në Shkodër ndërsa aktualisht po merret me realizimin e disa peisazheve të Shkodrës në frymën dhe stilin e Van

Shkoder/ Subvencionet për fermerët, Kodra:Interes i lartë, më shumë se një vit më parë

Image
Ndonese jemi ne gjysmen e kohes se percaktuar per aplikime ne perfitimin subvensioneve, fermeret kane treguar kete vit nje interes me te larte se je vit me pare! Aktualisht per 10 dite kane aplikuar rreth 3700 fermere, nga 4 mije qe aplikuan ne total vitin e shkuar. Kodra thote se aplikimet kane ndikuar edhe ne formaliz\imin e fermereve pasi ne muajin mars jane celur 580 nipte!Pas fazes se pare te aplikimit online, pritet qe fermeret e kualifikuar te plotesojne dokumantacionet e tjera e ne fund pas verifikimeve ne terren ado te shpallen ose jo fitues. Afati I aplikimit eshte deri ne daten 11 prill! Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë. Kësaj herë nuk do jenë përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët dhe peshkatarët.

Përfaqësues të Policisë së Shkodrës përkujtojnë ish- kolegun e tyre Petrit Guga i rënë në krye të detyrës 25-vite më parë

Image
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në kuadër të 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës së ish-punonjësit të Policisë, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij. Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë të Dëshmorit të Policisë, përfaqësues nga  të DVP Shkodër, të cilët vendosën kurora me lule në vlerësim të kontributit të tij. Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë ndër vite përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet në garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.

Përdorimi i simboleve të PD nga koalicionin Berisha-Meta, Celibashi: Logo përdoret vetëm nga subjekti që e zotëron

Image
Përdorimi i simboleve dhe logos së Partisë Demokratike edhe nga kandidatët e “Rithemelimit”, ka sjellë reagime të ashpra të vetë PD ku kërkon që të merren masa urgjente nga KQZ. Por një rast i tillë nuk është denoncuar ende zyrtarisht nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i pyetur për rastin në fjalë, tha se nuk ka ende një kërkesë zyrtare, por nëse do të ketë, subjekti që përdor logon e një partie tjetër nuk do të lejohet ta bëjë. Celibashi sqaroi gjithashtu edhe se nëse logo është e përafërt dhe krijon konfuzion te votuesit nuk do të lejohet të përdoret nga subjekti që nuk i përket zyrtarisht logo. “Simbolet e një partie nuk mund të përdoren nga një subjekt tjetër zgjedhor. Nëse  verifikohet një rast i tillë subjekti që nuk ka të drejtën e përdorimit të asaj logo do i ndalohet përdorimi. Gjithashtu edhe nëse ngjashmëria e logos krijon konfuzion te votuesit, logo do të përdoret nga partia që e zotëron dhe do të ndalohet nga subjekti tjetër

Dëshmia/ Viktor Martini: 100 vite burg për burrat e familjes sime

Image
Viktor Martini është një ish-i burgosur politik, i cili u arrestua kur ishte vetëm 16 vjeç. Ardhja e Partisë komuniste në pushtet në vitin 1944, do shënonte për familjen e Viktorit një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe mundimesh, fillimisht me burgosjen e të atit, Zef Martini, duke vazhduar me tre vëllezërit e tij. Të gjithë së bashku, pesë burrat e familjes Martini vuajtën më shumë se 100 vjet në burgjet e Shqipërisë diktatoriale, ku babai i tyre ndërroi jetë në burgun e Burrelit dhe sot e kësaj dite ata vajtojnë për varrin e humbur të të atit. Na flisni pak për familjen tuaj, për babën, për nënën, për origjinën e familjes, veprimtarinë e babës tënd deri mbas Luftës së Dytë Botërore? Origjinën e kena prej Hotit, të Jugosllavisë, Dedvukaj, dhe quhen fisi i Martin Zogajve. Zoti iu kishte falur pasuni si kurrkujt në atë vend. Për malësorët nuk ishte gjithçka pasunia, ishte liria për me u çliru prej Serbisë e Malit të Zi. Në këto kushte baba merr malet, me malësorët e tjerë dhe lufton.

Promovohet libri "Të rënët" me autor Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj.

Image
Është promovuar në Tiranë libri "Të rënët" me autorë lezhjanë Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj, ish drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit, dhe Profesorë të Akademisë së Policisë. Sipas autorëve ky libër është një kujtim për 422 punonjës të sigurisë publike që kanë derdhur gjakun për mbrojtjen e jetës së njerëzve. Mjerisht nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare në aktivitetin promovues, shprehet Hilë Lushaku, i cili i është drejtuar me një letër të hapur edhe kryeministrit: "Zoti kryeminister Ne karrigen ku ti ulesh perdite jane edhe pikat e gjakut te birit tim Arjan Pasho Shemuni, qe derdhi gjakun ne sigurine e jetes se zotit Fatos Nano ne Uren Vajgurore. Kjo eshte e arkivuar ne Kryeministri ne qershor 2002. Tani jemi ne vitin 2023.  Jane 422 punonjes te sigurise publike qe kane kryer sakrifice sublime duke derdhur gjakun per mbrojtjen me jeten e tyre te jeteve njerezore. Mjerisht asnje perfaqesues i qeverise shqiptare nuk mori pjese sot ne promovimin e li

JO LËMOSHË, POR DREJTËSI E REHABILITIM REAL PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

Image
Viktor Martini, i burgosur qysh në moshën 16-vjeçare, me gjithë familjen kanë bërë 104 vjet burg politik gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Shkrimtar dhe poet, z.Martini jeton prej vitesh në SHBA, por ështëgjithnjë shpirtërisht pranë Shqipërisë.Njëri nga inisiatorët e krijimit të së parës shoqatë të ish-të përndjekurve e burgosurve politikë, më 1991. Në librin e tij të parë rrënqethës autobiografik, "Dëshmoj", ka pasqyruar me realizëm vuajtjet dhe terrorin që ra mbi familjen e tij të nderuar dhe patriotike gjatë rregjimit komunist. Njeri fisnik, besnik, i zgjuar, intelektual me sqimë, i dashur e me humor të shkëlqyer. Me pak fjalë njeri i kompletuar. Demokrat i flaktë dhe njeri me reputacion të madh në Shkodër e më gjërë, njeri i dëgjuar në sferat e inteligjencës shoqërore shqiptare dhe asaj politike pas viteve '90. Fryma e Re: Zoti Martini, ju jeni ndër krijuesit e parë të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë në Shkodër e më pas edhe në rang vendi. Sot në Shqipëri

Në ditë pushimi ngriti policinë “në këmbë” për konfiskimin e “Prestige”, por sot shefit të Komisariatit të Kavajës i vriten dy persona para syve

Image
Mbrëmjen e sotme qyteti i Kavajës është tronditur nga një krim i dyfishtë, ku dy persona, pas një sherri kanë qëlluar për vdekje njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i valutës, ku Emond Gosa, 43 vjeç, pas sherrit ka plagosur me thikë Altin Rexhën (alias Sali Rexha), 43 vjeç. Më pas ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Gosës, duke e lënë fillimisht të plagosur. Edhe pse janë transportuar në spital, njëri në atë të Kavajës, e tjetri në spitalin e Durrësit, nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve.Dy viktimat dyshohet se kanë pasur konflikte të mëhershme dhe se sot janë takuar për t’u sqaruar, por ky takim rezultoi fatal. Por ku ishte policia e Kavajës? Përse nuk u parandalua ngjarja? Përse një person në mes të qytetit qarkullonte me thikë me vete, dhe tjetri me armë?! Duket se shefi i Komisariatit, Gazmend Demrozi, ish-punonjës i Bashkisë së Elvis Roshit, angazhohet më shumë për të nxjerrë në ditë pushimi efektivët në punë, për të konfiskuar në mënyrë të paligjshme “

U largua dje nga banesa, 36-vjeçari gjendet i pajetë në përrua

Image
Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua në fshatin German të Matit. Policia bën me dije se ai ishte denoncuar një ditë më parë pasi ishte larguar nga banesa e vëllait, por për fat të keq është gjetur i pajetë. Sipas policisë, 36-vjeçari me inicialet A.M, kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. “Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte  larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Sulmi ndaj TCH/ Gjurma e gishtit raportohet se i përket një personi me rrezikshmëri të lartë

Image
Hetimet për zbulimin e personave që kryen sulmin me armë ndaj godinës së televizionit Top Channel kanë bërë që policia të ketë në dorë tashmë prova të rëndësishme, të cilat mund t’i çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë.Pas analizimit të mbetjeve në makinën tip “Range Rover” që u gjet pjesërisht e djegur së bashku me armët e krimit model AK-47, si dhe kqyrjes së gëzhojave të gjetura në vendngjare, është arritur të sigurohet material ADN-je që do të shkojë tashmë për analiza në laborator për të parë se kujt i përket.Gjithashtu, një shenjë gishti është gjetur në pjesën e makinës që i ka shpëtuar djegies. Makina me të cilën autorët kryen krimin dhe u larguan, dyshohet të ketë pësuar defekt ndaj dhe është braktisur prej tyre në mes të rrugës, pranë Golemit.Sipas “A2”, hetuesit tashmë kanë në dorë tre profie ADN-je dhe gjurmën e plotë të gishtit. Është  gjurma e gishtit që raportohet se i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë,  megjithatë deri tani nuk ka ende një emër, apo

Kompozitori amerikan mëson çiftelinë: Më bëri të ndryshoj mendim për muzikën

Image
David Hilowitz është kompozitor filmash dhe video lojërash me bazë në Filadelfia. Ai krijon muzikë në disa zhanre si tradicionale kinematografike, elektronike dhe rock. Së fundmi David Hilowitz në kanalin e tij në youtube ka hedhur një video dedikuar instrumentit tonë muzikor çiftelisë. Ajo që bie në sy në videon e tij ku paraqet çiftelinë është dhe flamuri që e dekoron atë. Muzikanti tregon kureshtjen e tij për këtë vegël muzikore duke titulluar videon në kanalin e tij “. Çiftelia, instrumenti mikrotonal më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën”. Në video David Hilowitz tregon se si e bleu çiftelinë në një dyqan antikuariat dhe më pas luajti me të duke e kombinuar me instrumente të tjera muzikore. Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe e njohur si karadyzen dhe tamërr. Luhet nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës, Kosovës dhe Malit të Zi Jugor. Përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, njohur si këngë me çift

Kjo është prova e vetme nga ekspertiza për sulmin ndaj Top Channel, Gazetarja Anila Hoxha zbulon cfarë është gjetur

Image
Kjo është prova e vetme për sulmin ndaj Top Channel, Gazetarja Anila Hoxha zbulon cfarë është gjetur Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e vetme deri më tani, me të cilën Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve.Këtë të mërkurë, kanë përfunduar të gjitha akt ekspertizat e kryera në policinë shkencore që ndodhet në Sauk. Top Channel mëson se ka përfunduar ekspertiza ndaj targave të vendosura në automjetin e përdorur nga autorët në sulmin terrorist ndaj Top Channel.Gazetarja Anila Hoxha mëson se nuk është gjetur asnjë gjurmë në targë, madje ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit, që shuan flakët në “Përroin e Agait”, aty ku u gjet mjeti tip “Range Rover”.Herët në mëngjes, policia shkencore ka kqyrur kallashnikovët për të kuptuar nëse janë përdorur në krime të tjera dhe rezulton se nuk janë përdorur.Ndërsa për gëzhojën e gjetur në mjet, do të thirren gjash

“Çmendet” Bekim Balaj, 10 mijë euro për Luizin e Big Brother

Image
Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur për këngët e tij, u tërhoq nga bota e shoëbizz por tani është rikthyer me rekorde shikueshmërie. Banor i Big Brother VIP Albania, ai ka bërë për vete një popull të tërë që çmenden pas tij.Jo vetëm populli i thjeshtë por edhe personazhet më të njohur shqiptar janë “vënë pas tij” sidomos futbollistët shkodran të Vllaznisë. Stilistja që kujdeset për veshjet e Luizit në Big Brother, Miranda Dupi, u pyet nga gazetari Andi Vrapi në MCN TV, nëse është e vërtetë që Bekim Balaj ka paguar 10 mijë euro për rrobat e Luizit. Përgjigjja e stilistes as nuk konfirmoi as nuk mohoi por ajo u shpreh se nuk merrej me shifrat por thjeshtë me veshjet.

VIDHEN KABLLOT E NDRIÇIMIT NË HYRJE TË SHKODRËS

Image
Mengjesi i kesaj te merkure ka gjetur hyrjen e qytetit me kabllo te vjedhur ndriçimi! Rreth 270 meter linear eshte vjedhur dhe demtuar nga persona te pa pergjegjshem. Kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille! Edhe nje vit me pare hyrja e qytetit u la ne erresire te plote! Duke nisur nga shtyllat ne afersi te kishes se zojes e deri ne afersi te kalase e gjithe zona eka mbetur ne erresire. Sipas bashkise Shkoder po mendohet zevendesimi I tij ndonese eshte nje dem I konsiderushem. Edhe pergjate sezonit turistik ndodhi e njejta gje ne kete zone. Serish asnje person I identifikuar si pergjegjes I ketij demtimi. Tashme eshte kthyer ne nje shqetesim serjoz demtimi I objekteve publike ne Shkoder. Pushteti vendor ka kerkuar disa here ndihmen e institucioneve te tjera vecanerisht policise se shtetit per te zbardhur ngjarje te tilla! Eshte nder akset me te rendesishme pasi behet fjale per hyrjen e qytetit dhe lidhjen e saj me vendet fqinje, e qe me shume gjasa do vijoje te qendroje ne err