Promovohet libri "Të rënët" me autor Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj.


Është promovuar në Tiranë libri "Të rënët" me autorë lezhjanë Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj, ish drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit, dhe Profesorë të Akademisë së Policisë.

Sipas autorëve ky libër është një kujtim për 422 punonjës të sigurisë publike që kanë derdhur gjakun për mbrojtjen e jetës së njerëzve.

Mjerisht nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare në aktivitetin promovues, shprehet Hilë Lushaku, i cili i është drejtuar me një letër të hapur edhe kryeministrit:

"Zoti kryeminister
Ne karrigen ku ti ulesh perdite jane edhe pikat e gjakut te birit tim Arjan Pasho Shemuni, qe derdhi gjakun ne sigurine e jetes se zotit Fatos Nano ne Uren Vajgurore. Kjo eshte e arkivuar ne Kryeministri ne qershor 2002.

Tani jemi ne vitin 2023. 

Jane 422 punonjes te sigurise publike qe kane kryer sakrifice sublime duke derdhur gjakun per mbrojtjen me jeten e tyre te jeteve njerezore.

Mjerisht asnje perfaqesues i qeverise shqiptare nuk mori pjese sot ne promovimin e librit "Te renet", kushtuar bijve me te devotshem te vendit.

Sa hipokrizi ka politika!
Sa demagogji i behet popullit te ndershem!

Sa njerezore do te ishte qe nje ze qeveritar te pershendeste sot prinderit gjoksplagosur, grate vejusha shamizeza, femijet qe nuk artikuluan fjalen "baba", familjaret e permalluar qe presin nderimin e merituar.
Sa turp!

Jam i deklaruar socialist, por kjo qeveri nuk me kenaq me keto qendrime politike shperfillese ndaj gjakut te deshmoreve, para te cileve perkulen mbreter, perandore, lidere supershtetesh, njerezimi mbare. Gjaku eshte jete, ata qe derdhen gjakun falen jeten per sigurine tone.

Kerkoni falje atyre familjareve qe erdhen nga te kater anet e Shqiperise dhe u perloten ne ceremonine e sotme qe ju shperfillet".

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni